TIRANË- Numri i personave të prekur me COVID-19 vazhdon duke u rritur në Shqipëri.

Këtë të diel janë kryer 1942 testime ku 501 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virus. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, vërehet një ulje e ndjeshme e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit në Shqipëri. Jetën kanë humbur një  59 vjeçar nga Lushnja dhe aktori 73 vjeçar Koço Devole  nga Tirana.  Me COVID ka rezultuar edhe deputeti i mazhorancës, Damian Gjiknuri si edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bënë apel qytetarëve të respektojnë masat e higjienës për të mirën e përbashkët.

Rastet sipas shpërndarjes gjeografike:
219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,
30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,
16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,
10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,
6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,
3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,
2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 501
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 374
Humbje jete në 24 orë  2
Testime ditore 1942

Testime totale 139,114
Raste pozitive 24,206
Raste të shëruara 12,092
Raste Aktive  11,555
Humbje jete 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës  980
Fier 916
Korçë  753
Shkodër  645
Elbasan 565
Lezhë  545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës  267
Gjirokastër  256
Dibër 114

Bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Stafi me COVID/ Mbyllet shkolla 'Koto Hoxhi' në Gjirokastër

Mbyllet shkolla 'Koto Hoxhi' në Gjirokastër. Shkak është bërë stafi i cili është prekur me COVID-19.

Ora 20:06
COVID-19 'futet' në LSI! Petrit Vasili rezulton pozitiv, shtrohet në reanimacion

COVID-19 futet në LSI! Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është infektuar me COVID-19. Burime bëjnë me dije se është shtruar në një spital privat dhe ndodhet në reanimacion. Dalja e tij e fundit për mediat ka qënë në 28 tetor, pra 11 ditë më parë. 

Përfaqësuesit e kësaj force politike kanë zhvilluar takimet me qytetarët pa maska dhe pa asnjë distancë, duke pretenduar se COVID-19 nuk ekziston. Madje kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se 'COVID nuk futet në LSI, edhe po e zuri nuk e gjen gjë se ka imunitet të fortë', por mesa duket nuk rezultoi kështu. Kjo deklaratë nuk kaloi pa u komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruante "vaj medet". 

Ora 18:58
Damian Gjiknuri pozitiv me COVID: Kam simptoma të lehta, jam karantinuar

1604858426_damiangjiknuri780x405770x405.jpg

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me COVID. Lajmin e ka dhënë ai vetë, ku njofton se ka simptoma të lehta. 

" Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet", njofton Gjiknuri.