Prej 1 jave në intubim pasi u infektua me Covid, sëmundja e rëndë i merr jetën ikonës së humorit shqiptar Koço Devole! Rama: U prehsh në paqe

E diela ka filluar me një lajm të zi për artin shqiptar! Ikona e humorit shqiptar, Koço Devole, është ndarë nga jeta sot në moshën 75-vjeçare pasi ndodhej prej 1 jave i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me Covid.

Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë në spital ai u fut menjëherë në intubim dhe pas një jave në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.

Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi.

Përveçse një aktor i shkëlqyer humori, Devole ka qenë karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Agron Llakaj i pikëlluar për ikjen e Devoles: Ti je perandori i fundit i humorit shqiptar! Dua kohë ta besoj se është e vërtet që ke ikur

Aktori Agron Llakaj ka bërë një urim të ndjerë për ndarjen nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

Ndërsa e quan perandorin e fundit të humorit shqiptar, ai thotë se i duhet kohë ta besojë se ai vërtet ka ikur.

"Mund të gjeja një fotografi më të bukur,por ky karakter yti me con te Chaplin....,sa aktor i bukur,sa komik, skenarist e regjisor, karikaturist me shije te holle, ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon. Kush si ty?!Humori sot humbi Gjeneralin, e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të më japë frymë dhe jetë... Dimensioni yt artistik i pakrahasueshëm, elegant dhe fisnik, aktor papioni. Shqiptarët të kanë shijuar në vite e vite... dhe sot ti ndalove, ndalove për të nisur udhëtimin e pakthyeshëm drejt Zotit. I dashur Koco ! Ikja jote është dhimbje për këdo qe ka buzëqeshur e qeshur me ty! Per mua ishe i vecante, zemra ska fjale, jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do te jesh me.Koco! Ti kam thene me gjallje dhe s'kam pishman....Ti je perandori i fundit i humorit shqiptar! Lamtumirë i madh! Lamtumirë gjigand !Qofsh i Zotit! Dua kohë ta besoj se është e vërtet që ke ikur", shkruan Llakaj.

Ora 12:02
Infermieri i Infektivit tregon fjalët e fundit të Koço Devoles: Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin

Korab Gjana infermieri në spitali Infektiv, ka treguar momentet e fundit përpara se aktori i njohur humorit Koço Devole, të ndahej nga jeta.

Devole në momentet e fundit i ka thënë mjekut se virusi po i merrte shpirtin.

“Momentet e fundit me Koco Devole. Ne mëngjes kur po shikoja me nxitim te sëmuret me radhe… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit te Kocos… he mo Koco si je sot? Ahh mor Korab si te jem me përgjigjet. Cfare dreq virusi paska qene ky qe po ma merr shpirtin…Njeriu qe do i mungoj çdokujt! Ky virus s'te kurseu as ty”, tregon Gjana.

Ora 11:12
Aktori Muharrem Hoxha tregon telefonatën e fundit me Koço Devolen: Shqipëria humbi një artist me zemër të madhe

Aktori i njohur Muharrem Hoxha në një lidhje telefonike për Report Tv ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, humoristit të madh Koço Devole.

Ai e quan këtë një lajm të kobshëm, pasi thotë se Shqipëria humbi një aktor me zemër të madhe. Ndërkaq ka treguar edhe telefonatën e fundit që ka bërë me të kur ai ishte sëmurë.

"Është lajm i dhimbshëm. Koço Devole është aktor i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. I kishte të gjitha. Aktor regjisor prezantues, ka bërë gjithë ato koncerete, na ka ofruar afër... E humbi familja po e humbi edhe Shqiperia. Ky brez nuk vjen më. Njeri i ëmbël shumë paqësor. Mbi të gjithë artist me zemër të madhe.

Jemi mbushur plot, ishalla se zgjasim shumë sepse spo  e mbaj dot. E kam dashur jashtë mase ashtu sikurse të tjerët. E dija se ishte pa qejf e merrja në telefon dhe i thoja do kalosh. E më thoshte ishalla. Nushëlloj të shoqen, vajzën  djemtë dhe të gjithë njerëzit e tij. Ka humbur një akto i paparë.

Me Covid ishte keq u bë më mirë pastaj u kthye përsëri. Kam pyetur doktorët e më thanë se Covid e kaloi por sëmundja tjetër e ka rënduar. Unë jam rrit në duar të atyne, Fadil Hasës, Koço Devole. Edhe tani që ishte te fiksi i bënte gjërat me finesë. Aktor i madh. Faleminderit shumë se jam i mbushur", tha ai.

Ora 10:35
Ruçi mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Devoles: Shqipëria humbi një artist universal

1604828229_autogramosruci1507364828.jpg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,  ka reaguar sot me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit Koço Devole.

“Koço Devole ishte një artist universal dhe me krijimtari të gjatë: aktor, regjizor, prezantues spektaklesh, skenarist dhe karrikaturist. Në të gjitha gjinitë e artit që krijoi, ai i mbeti besnik  humorit. Nëpërmjet humorit të tij origjinal, fshikulloi të keqen dhe negativitetet e shoqërisë. Koço do të mbahet mend gjatë për kontributet e tij për të lartësuar të mirën mbi të keqen, të bukurën mbi të shëmtuarën, gëzimin mbi mërzinë.”, shkruan nëmesazhin e tij të ngushëllimit Ruçi,

Ora 10:10
Sëmundja e rëndë i mori jetën, Meta për Devolen: Sa shumë trishtim! Sikur të na thoje se bëre shaka

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Koço Devole. Për të ky lajm i hidhur përcjell shumë trishtim.

"Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe", shkruan Meta.

Ora 10:09
'U largove shpejt koleg', Marjana Kondi e pikëlluar për vdekjen e Koço Devoles

Aktorja e njohur Marjana Kondi e prekur ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kolegut të saj, Koço Devole. Ajo shkruan se ai u largua nga kjo botë shumë shpejt.

"U largove koleg u largove shpejt! Mbas teje aty dhe ne te vendi pa gënjeshtra! Lamtumirë", shkruan ajo.

Ora 09:53
'Shuarja' e Devoles, Basha: Humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid! Ngushëllime familjes

Arti shqiptar këtë të dielë është në zi pasi u nda nga jeta aktori i njohur Koço Devole.

Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha i cili i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmive të Devoles.

"Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe", shkruan Basha.

Ora 09:25
Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Veliaj: Lajm i hidhur! Ai ishte emblema e humorit shqiptar

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Koço Devole. Ai shkruan se lajmi i beftë për ndarjen e tij nga jeta ishte e hidhur, ndërsa e quan atë emblemë të humorit tonë.

"Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar - na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot.
U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes. Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole.

Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes", shkruan Veliaj.

Ora 09:11
Sëmundja e mposhti në moshën 75 vjeçare! Jeta dhe karriera e Koço Devoles

Ikona e humorit shqiptar Koco Devole është ndarë sot nga jeta në moshën 75 vjeçare, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Infektiv, aty ku ishte rikthyer për herë të dytë edhe pse njëherë u negativizua. Ka qenë sëmundja e leucemisë, nga e cila vuante prej  vitesh, ajo që i ka dhënë goditjen e fundit aktorit, i cili e humbi betejën.

Koço Devole lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Ai njihet si një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Aktori ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari.

Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për "gabime" ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA. Pr gjatë ulje ngritjeve të luftës së tij për karrierë, është dashur që bashkë me familjen të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vitit ’97.

Në vitin 2004 - 2005 punoi si regjisor dhe skenarist ne emisionin "Fiks Fare" si dhe në spektaklin humoristik "Portokalli" Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 - 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite.

Ndër rolet e tij më të njohura për publikun janë, "Çanta e zeze 1986", "Gjuetia e fundit 1992", "Të gjallë apo të vdekur 1996", "Çanta me nje milion 1993", "Oreksi i madh 1994", "Nje dite i cmendur 1995", "Revolja e heroit 1996", "Pushime në Romë 1996", "Mos shko o trim 1997", "Tre shoke pa sherbyesen 2001", "Karafili dhe Kleopatra 2001", "Milioneri 2005", "Na ishte njehere Shqipëria 2009", "Në vitin 1997" se bashku me Agron Llaken ne "Telebingo Shqiptare" humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Ora 09:11
Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë i shtrenjti Koço, u prehsh në paqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

"Lamturmirë i shtrenjti Koço , u prehsh në paqe", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 09/11/2020 10:00

    Ka qene per mua gjeniu i satires shqipetare,idhull i umi... derisa ra ne burg per trafik droge... Pastaj s qeshja dot me me shakate e tij

    Përgjigju
  • Iris: 09/11/2020 00:33

    Nuk ka per te patur me nje Sillo te dyte,lamtumire te madhit KOCO DEVOLE !

    Përgjigju
  • vjosa: 08/11/2020 17:30

    KY ESHTE NJE LAJM SHUME I HIDHUR PER PUBLIKUN SHQIPTAR ,,,,NDER ARTISTET ME TE MIRE TE HUMORIT DHE FILMIT NE SHQIPERI,,,NUK DUHEJ TA KISHIT LENE KETU ,,,TA CONIT JASHTE SHTETIT ME SHPENZIMET E SHTETIT,,,,,NGUSHELLIME FAMILJES......

    Përgjigju
  • Shpata: 08/11/2020 14:15

    Po si nuk e çuan ne Turqi ku vene vete per tu mjekuar???? Apo vdis pa te dua!! Po si dergoi Vilma Nushin Rama? Tani eshte hidheruar Zoteria!!! Ah Shqiperi pse po ikin Shqiptaret!!!

    Përgjigju
    • Loni: 08/11/2020 16:46

      Po nuk qe militant partije lale ska shance me shkuar gjekundi. I madh ishte koco por ja qe su vleresua ne fund aq sa duheshe...

  • Olsien: 08/11/2020 13:55

    I Madhi Koco Devole u prefsh ne paqe

    Përgjigju
  • Artan: 08/11/2020 13:51

    Faleminderit për gjithë ato të qeshura që na ke dhene. Te pakte jane ata njerez qe ta zbukurojne jeten dhe ti ke qene nje nga ata.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 08/11/2020 13:12

    Ngushellime familjes, artist i madh!

    Përgjigju
  • Fatmiri: 08/11/2020 11:37

    U prefsh ne paqe o gjigand i humorit. Ne kete bere per te qeshur ne kohe te veshtira.

    Përgjigju
  • serioz: 08/11/2020 10:29

    koco u prefsh ne paqe, te gjith politikanet qe kan qene ne dijeni te virusit edhe nuk i kan thene gje popullit shqiptar i vdekt ca kan per zemer

    Përgjigju
  • Fieraku: 08/11/2020 10:29

    Po si nuk e çuan ne Turqi ku vene vete per tu mjekuar???? Apo vdis pa te dua!! Po si dergoi Vilma Nushin Rama? Tani eshte hidheruar Zoteria!!! Ah Shqiperi pse po ikin Shqiptaret!!!

    Përgjigju
  • Hasani: 08/11/2020 10:23

    Lamtumire Sillo i filmave Gjuetia e fundit dhe te gjalle apo te vdekur U prefsh ne parajse ngushullime familjes Zoti ju dhente force per ta perballuar dhimbjen

    Përgjigju
  • Tironci: 08/11/2020 10:00

    Qofsh i xhenetit o artist i modh( po si nuk mori zoti nai politikan te bim rehat dhe ne po vetem njerzit me te mire mer)

    Përgjigju
  • Rusi: 08/11/2020 09:59

    Ngushellime familjes. Do te jesh gjithmon ne kujtesen me te mire, i paharruar. Respekte per kete artist.

    Përgjigju
  • Matrix: 08/11/2020 09:55

    Lamtumire o gjigant dhe faleminderit per kenaqesine qe na ke dhuruar per 40 vjet

    Përgjigju
  • jetmir: 08/11/2020 09:42

    RIP humori shqiptar tani ka ngelur vetem te qash se askush tjeter ste ben te qeshesh si koço dhe brezi i tij.

    Përgjigju
  • une: 08/11/2020 09:27

    Edhe ne vdekje do fusni helmin e percarjes te politikes. Turp tu vij! Koco Devolle ishte artist i kompletuar nga te gjitha anet aktor, regjizor, skenarist , kengetar dhe prezantues i zoti ne televizion. Humbje e madhe. Ngushllime familjes.

    Përgjigju
  • Faik: 08/11/2020 09:25

    LAJM i HIDHUR për gjithë SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT kudo nē

    Përgjigju
  • A...Zh: 08/11/2020 09:18

    Iku nje artist i madh. Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Blenard: 08/11/2020 09:08

    Mosssss

    Përgjigju
  • E tmerrshme: 08/11/2020 08:54

    A kisha idhull ket artist te madh :(

    Përgjigju
  • Lui: 08/11/2020 08:47

    Eh..., pa fjale..!!! :(

    Përgjigju
  • Beni: 08/11/2020 08:40

    Ngushellime.Artist i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok