Rritja e rasteve me Covid/ Fluks ambulancash te spitali Infektiv, familjarët në ankth për të afërmit! Shtohet sigura në hyrje

Shifrat e Covid në vendin tonë janë çdo ditë në rritje dhe si pasojë është shtuar edhe fluksi në spitalin Infektiv.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta nga Infektivi ka raportuar se vetëm paradite ne spital janë rreth 10 ambulanca, disa prej të cilave kanë sjellë pacientë e disa janë në pritje për t’i çuar në shtëpia apo në spitale të tjera.

Ndërkaq është shtuar edhe siguria në hyrje të spitalit. Po kjo situatë nuk është mirëpritur nga të gjithë familjarët. Disa prej tyre janë me orë të tëra në pritje jashtë derës së urgjencës së Infektivit pasi duan të marrin informacione për shëndetin e tyre.

"Kur ti vijë rradha bashkëshortit, do  e fusim", tha një e afërme. "Kam babain e sëmurë se di në çfarë gjendje është", shtoi një tjetër.

Ndërkohë në spitalin Covid 2 dhe 3 situata paraqitet më e qetë ndërsa deri rreth orës 11 paradite janë shënuar edhe tre humbje jete këtë të dielë nga Covid 19.

 Pasi disa shtete si Franca, Greqia, kanë hyre përsëri në karantinë një gjë e tillë nuk përjashtohet as në vendin tonë, ndonëse nuk ka një vendim ka qeveria deri në këto momente.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë