Për vitin që vjen qeveria ka vendosur t'u japë bashkive 225,5 milionë euro në formën e transfertës së pakushtëzuar, për të realizuar funksionet e tyre. Kjo vlerë e parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022, është 7,68 milionë euro më shumë se shuma e këtij viti. Kjo rritje sipas kryetarit të Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali është e papërfillshme.
“Buxheti i bashkive është shumë herë i limituar në raport me nevojat, me përgjegjësitë, me funksionet, shërbimet dhe padiskutuar më pas në raport me nevojat reale që kanë qytetarët”, thotë Haxhimali.
Përpos këtij buxheti të limituar, Haxhimali thotë se bashkitë duhet të tregohen të kujdesshme në shpenzime, dhe liston 3 sektorët ku duhet të përqendrohen.
“Mendoj që bashkitë duhet të jenë shumë racionale dhe të ulin në maksimum shpenzimet e mundshme, dhe pjesën më të madhe të buxhetit ta çojnë për shërbime, për investime, janë 3 fusha kryesore që mbeten problematike nëpër bashki, siç janë shërbimi i ujësjellësve dhe kanalizimeve që vazhdon të mbetet akoma probleme, qoftë për sasinë qoftë për cilësinë. Kemi probleme edhe sa i takon menaxhimit të mbetjeve dhe e treta është menaxhimi i zjarreve dhe përmbytjeve”, pohon eksperti i çështjeve të pushtetit vendor.
Problem sipas Haxhimalit mbetet edhe varësia që disa bashki kanë ndaj financimit të shtetit.
“Janë të rralla ato bashki që kanë më shumë të ardhura nga buxheti i tyre, sesa nga buxheti i qeverisë, pjesa tjetër e bashkive mbeten problematike dhe mbesin të mbështeten, të financohen nga transferta e pakushtëzuar”, thotë Haxhimali.
Nga ana tjetër pushteti vendor kishte rreth 54,2 milionë euro detyrime të prapambetura deri në muajin qershor 2021, që mbeten një shqetësim për gjendjen financiare të tyre.
“Detyrimet janë të larta për të ardhurat që ata kanë. Ujësjellësit janë problemi kryesor”, thotë eksperti.
Ndërkohë Ministra e Financave thotë që ka një plan për shlyerjen e detyrimeve nga pushteti vendor, dhe situata po monitorohet.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.7%
-
Gafë
48.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 2025-ën do jepen 2 mln euro grant për pushtetin vendor! Bashkitë me përformancën më të mirë do të marrin më shumë para
30 Tetor 2024, 16:45
-
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
30 Tetor 2024, 14:49
-
‘Zyrat e BE në Bashki jo për qoka!’ Mazniku: Fondet do merren vetëm më projekte serioze
25 Shtator 2024, 17:04
-
Vitin tjetër shezlongë vetëm për plazhet e hoteleve, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik: Bashkitë të papërgatitura për menaxhimin! Do të sjell problematika
17 Shtator 2024, 16:29
-
Bashkitë po mbledhin më shumë para! Të ardhurat pritet të rriten me 8 miliardë lekë
5 Shtator 2024, 13:59
-
Plazhet bosh apo plot/ Çoçoli: Hotelet, të prenotuara deri në tetor! Haxhimali: Pse duhet të merret kryeministri me shezlonget dhe çadrat?
19 Korrik 2024, 18:59
-
Vendi drejt hartës së re territoriale, rishikohet edhe formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor! 15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë
3 Korrik 2024, 21:43
-
Të dhënat e Censit dolën/ Çoçoli në 'Studio Live': INSTAT duhet të bëjë transparencë pse u vonuan! Haxhimali: Ka indicie për 1.7 milion banorë
28 Qershor 2024, 19:07
-
Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive
6 Maj 2024, 14:51
-
Pr/ligji për prefektin/ Eksperti kundër: Po kërkojnë pushtet, kryebashkiaku zgjidhet me votë, nuk mund të shkarkohet
31 Tetor 2023, 16:43
-
Ndryshon ligji për vreshtarinë, nxitje verës vendase! Qeveria më shumë kompetenca në marrjen e huave! Dekoratat e medaljet jo në duart e presidentit
23 Dhjetor 2022, 17:28
-
Rishikohet buxheti 2022/ Rriten të ardhurat me 5 mld lekë! Mbeten të pandryshuara borxhi dhe deficiti publik! Rriten shpenzimet për rindërtimin
7 Dhjetor 2022, 18:56