55 pikë për Prishilën, gatuan “Peshk në zgarë”
& “Sallatë me Avokado”
Nxënësja Prishila Elezaj ka realizuar me sukses “Sallatë me Avokado” dhe “Peshk në zgarë” në emisionin Rreze Dielli. Kështu ajo ka përfunduar garën e gatimit, ku nga e hëna deri të enjten ka ndjekur këshillat e
Nxënësja Prishila Elezaj ka realizuar me sukses “Sallatë me Avokado” dhe “Peshk në zgarë” në emisionin Rreze Dielli.
Kështu ajo ka përfunduar garën e gatimit, ku nga e hëna deri të enjten ka ndjekur këshillat e zonjës Tefta në përgatitjen e recetave të ndryshme.
Prishila duhej të tregohej e vëmendshme jo vetëm në mënyrën e përgatitjes së gatimeve, por dhe në memorizimin e përbërësve.
Pavarësisht emocionit në fillim të provës, Prishila ka arritur të përfundojë brenda afatit kohor të përcaktuar, recetat e përzgjedhura për ditën e sotme.
Ndërkohë që ka shpjeguar mënyrën e përgatitjes së pjatave, nxënësja e shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit ka fantazuar për të realizuar dy pjata të shijshme për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
Prishila ka arritur të pikasë elementin kurth në shportën e ushqimeve, të cilin nuk duhej ta zgjidhte pasi e penalizonte me 20 pikë.
Më pas ka qenë juria e përbërë nga mësuesja Desi, shefi i kuzhinës Fredi dhe Zonja Tefta ata që kanë vlerësuar me pikë punën e nxënëses Elezaj.
Ata janë mbështetur në kriteret e përcaktuara më parë për ti dhënë pikët që ka merituar Prishilës.
Vlerësimi nuk është bazuar vetëm në pamjen përfundimtare të pjatave, por dhe në mënyrën dhe kujdesin e treguar gjatë përgatitjes së tyre.
Prishila ka arritur të grumbullojë 55 pikë nga 66 të mundshmet.
Në fund të programit ajo u pajis me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje eletroshtëpiake.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Do të jetë nxënësi që ka grumbulluar më shumë pikë fituesi i garës së gatimit në Televizionin A1 Report.
Receta e parë, “Peshk në zgarë”Përbërësit:Qepë 1
Vaj 1 lugë gjelle
Verë 5 Dcl
Ajkë qumështi 1 kuti
Lëng limoni 1 lugë gjelle
Gjalp 100 gr
Miell Misri
Receta e dytë, Sallatë me avokadoPërbërësit:Avokado 2
Qepë e njomë 1 tufë
Qepë e thatë 1 kokërr
Spec i kuq 1
Spec Turshi 1
Domate 2
Kripë Piper
Limon 1
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
8/6
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
58.7%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25