55 klandestinët nga Lindja e Mesme e kapur në Vlorë/ Ndalohet një tjetër person që strehoi disa prej tyre
Klandestinet e kapur ne Vlore
Ndalohet një 32 vjeçar në Vlorë, i dyshuar për strehim dhe dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa pak ditë më parë. Ndalimi i Qazim Ismailaj, 32 vjeç, nga fshati Trevllazër Vlorë, është bërë më 15 janar.
32-vjeçari është identifikuar pas deklaratave të klandestinëve të ndaluar pak ditë më parë. Ai dyshohet se ka strehuar disa prej klandestinëve ne Vlorë para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.
Ndalimi i tij vjen pas arrestimit dhe dënimit me burg të pronarit të hotelit në Tiranë Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët sirianë në hotelin e tij. Ai u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.
Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.
Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.
Klandestinët u shpëtuan pas 3 orësh në det të hapur në tentativë për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë. Mjeti lundrues mbeti i bllokuar për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku rrezikonin të mbyteshin, ndërsa 12 emigrantë, mes të cilëve burra, gra e fëmijë, kanë pësuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
Qelbesira vlonjate vetem për pushteri e kanë mendjen. Na eshte bere jeta e padurueshme në Vlore
Përgjigju