550 –vjetori i dyfishtë në
themelet e kombit shqiptar

550 –vjetori i dyfishtë në<br />themelet e kombit shqiptar<br>
Viti 2018 është një përvjetor i dyfishtë se krahas 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut si asnjë herë tjetër deri më sot i bie të kujtohet edhe 550 vjetori i lindjes të Marin Beçikemit (alias Marin Barleti). Me vdekjen e Skënderbeut mbyllet një epope e lavdishme e luftrave të popullit shqiptar për liri.

Me lindjen e humanistit Marin Beçikemi e veprimtarinë e tij ngrihet në piedestal kujtesa historike, vendoset guri i parë në themelet e historigrafisë dhe identietit shqiptar. Shpallet para Evropës e drejta e një poppulli për të mos u tretur në terrin e një parandorie mesjetare komb-mohuese.

 Në të njëjtën kohë duhet të theksojmë se është gjithashtu një nga përvjetorët më të rëndësishëm mbasi për herë të parë shkenca albanollogjike ka në dipozicion një platformë krejt të re, të ndryshme e të vërtetë si në aspektin historiografik kastriotian po ashtu edhe atë ikonografik.

 Duke njohur nga afër ambientin familjar ku u lind dhe jetoi Beçikemi bëhen më të qarta shkaqet edhe interesimi i tij që në moshën rinore për historinë e Shqipërisë dhe në veçanti për Skënderbeun. Shqetsimet kostante të tij për Shqipërinë e robëruar që do të reflektojnë qysh në shkrimet e para të tij.

Ai lindi dhe u rrit ne një familje që ishte e lidhur në krushqi të drejtpërdrejta me Kastriotët, Aranitasit, Topiajt dhe Gjurashët. Po të hyjmë brenda kësaj familje të zgjeruar patriarkale do të gjenim tre femra që mbanin emrin Donika (Andronika) njëra prej të cilave ishte e bija e vetë Beçikemit.

Një fakt domethënës që tegon se influenca, respekti dhe roli i gruas të Skendërbeut ndër trashëgimtarët e familjeve princore shqiptare vazhdonte të kishte edhe në fillim të shekullit të XVI një influencë jo të pakët. I jati i Beçikemit si nënpunës i Serenisimës / Republikës së Venedikut ka qënë një person aktiv në ngjarjet politike e ushtarake të Shqipërisë të paktën duke nisur nga vitit 1446 deri sa mbeti i vrarë në rrethimin e dytë të Shkodrës (1479) .

Dajallarët e Beçikemit, Pietro e Balzarino Pagnani, treguan një kujdes të veçantë atëror duke e ndihmuar atë në hapat e para të oratorisë dhe të gjuhës latinine. Mirënjohjen e thellë per dajllarët e vet Beçikemi nuk do mungojë ta paraqesë në fjalimin falenderues që mbajti para senatit breshian më 30 korrik 1503 me rastin e emërimit të tij si profesor i atij qyteti.

Po ashtu në mënyrë të veçantë për Pietro Pagnanin do ta gjejmë të flasë edhe në vepra Rrethimi i Shkodrës vepër që doli nën pseudonimin Marin Barleti pa çka se dajoja i tij nuk pat qënë një nga pjesmarësit në atë rrethim. Shmangiet historiografike me Pagnanin orator dhe Fra Bartolomeun pothuajse komandant të trasmetuara në vepra Rrethimi i Shkodrës nën pseudonimin Barlet humbasin karakterin e personalizimit të veprës dhe marrin vlerat e një vepre letrare-historike e cila ngrinte në art duke bërë të pavdekshme aktin e fundit e me tragjik të një populli që nuk duhej të dilte nga historia.

 Vetë Pietro Pagnani i cilësuar në dokumentat e kohës si familiare del papa, protonotario apostolico e canonico di Brescia, më 21 maj 1505, në prezencën e arqipeshkëve Giovanni Battista dhe Bastiano di Nicolò Valmarana, sjell dëshminë më të qartë se Marin Beçikemi nuk ishte aspak më i ndryshëm nga i ashtuqojturi Barlet.

Me rastin e përpilimit të një prokure që autorizonte Beçikemin të vepronte në emër të Pietro Pagnanit ky i fundit para autoriteve të larta kishtare do të deklaronte mes të tjerave : ..dëshëroj të pranoni burrin shumë të ndershëm zotin Marin Beçikemi, bir legjitim dhe ntyral, orator i reespektuar dhe i mirrënjohur si dhe profesor publik në Breshia zoti Marin Beçikemi Shkodranin, klerik dhe banues në Breshia... (Nënvizimi ynë) (...cupiens honorabilem virum dominum Marinum Becichemum, filium legitimum et naturalem spectabilis et praeclari oratoris ac publici professoris Brixiae domini Marini Becichemi Scodrensis, clericum et Brixiae commorantem..)

 Ja pra Beçikemi burrë i martuar dhe baba i fëmijve siç kërkon të na bindë A. Zeno për pozitën e tij të ndryshme sociale ishte po aq: Scodrensis sacerdotis sa ishte edhe i ashtuqojturi Barlet.

 Humanisti shqiptar Luka Ulqinaku edhe ky klerik më 1519 duke i dedikuar Beçikemit veprat e korigjirua të Virgjilit nuk do të mungonte të bënte aluzione për meritat e tij të shquara si askush tjetër mes shqiptarëve duke e cilësuar në fund të dedikimit si një Patrem Patriae (Ati i Atdheut ). Ky dedikim jo vetëm që mbeti i panjohur në shkencën filologjike evropiane por edhe deklarata shumë e qartë e Giovios që njihte Beçikemin si autorin e vërtetë të Historisë së Skëndërbeut.. përfundoj të cilësohej si gabim i këtij historiani të shquar.

 Fakti i publikimit të veprës Historia de Vita et gestis Scanderbegi më 1522 krijonte një kolops të vërtetë në gjithe historiografinë shqiptare dhe atë të huaj ku konsiderohej si një zgjidhje e kënaqëshme publikimi i saj në vitet 1508-1510.

 Mirëpo teza 'albanollogjike' nuk merte parasysh as veprimtarinë fallsifikuese të familjes Engjëlli dhe as aspektet ikonografike të lidhura me veprën Historia... Dyshimet e F. Pall për të ashtuqojturën vepër e tretë e Barletit u benë bindje për Dh. Shuteriqin i cili e konsideroj atë si një falsifikim të Engjëllorve.

Ky përcaktim nuk pati shumë dobi se vetë Shuteriqi nuk hoqi dorë as nga botimi i Historisë të Skëndërbeut më 1510, as nga vdekja e të ashtuqojturit Barlet aty nga viti 1512, as nga trasferimi i tij në Romë dhe as nga roli i Pietro Engjëllit si një dëshhmimtar i radhës së parë në përpilimin e veprës madhore. Të gjitha hamendësime që ishin nxjerë nga një vepër e falsifikuar në mezin e shek. XVI.

 Njoftimi telegrafik i Frederick J. Norton i cili më 1958 sugjeroi se Historia... ishte botuar pas vitit 1520 në pamje të parë dukej shumë pak bindëse veçse kundërshtimi i saj doli akoma më i vështrë praktikisht i pamundur dhe tashmë ky pohim konfermohet si nga analiza ikonografike po ashtu edhe ato historiografike dhe është pranuar shumë kohë më parë nga biblioteka e institucione me famë botërore.

 Gabimat e bërra në shkencën filologjike evropiane do ta bënin të pamundur për shekuj me radhë edhe përcaktimin e gjenezës historiografike që lidhej me jetën dhe veprën e Skënderbeut. Dyzimi i humanistit Marin Shkodrani e bënte të pamundur të kuptohej kjo gjeneze si për studiuesit e të ashtuqojturit Barletit, ku shkollë kanë mbetur Fan Noli (1921, 1948), Francesco Pall (1938) dhe Franz Babinger (1966) e po ashtu edhe për studiuesit e Beçikemit që janë të panumurt por që shkollë edhe këtu mbeten A. Zeno(1753) e C. Clough (1970).

 Situata e turbullt që u krijua do të sillte në shkencën shqiptare autorë të pa qënë si Dhimitër Frangun apo Antivarinon të cilët me djallëzi ju servirën shqiptarëve si autorët më të parë të veprave mbi Skënderbeun. Lufta për primatin e historigrafit të parë shqiptar, për primatin e gjuhëtarit të parë shqiptar pra për atin e vërtetë të kombit shqiptar u zhvillua pa bujë por edhe pa mëshirë në prapeskenat veneciane të shekullit të XVI në oficinat e vëllezërve Angeli (Engjelli).

 Krijimi artificial i figurës së Barletit si një person i ndryshëm nga Beçikemi bëri të pamundur për çdo studiues që të orientohej mbi fatin e veprës prej tridhjet e tre kapituj të një Historie Kristiane (tres & triginita Christianae Historiae libros..) të cilën Beçikemi e kishte pothuajse gati për botim aty nga viti 1508 fakt të cilin na e trasmeton miku i ngushtë i Beçikemit në Breshia Giovanni Britannico.

 Kjo Histori Kristiane prej 33 kapituj nuk pat qënë gjë tjetër veçse varianti më i hershëm i Historrisë së Skënderbeut i cili pas vdekjes të Beçikemit kaloi në duart e Engjëllorve të cilët pasi e dhunuan veprën sipas interesave të tyre e botuan fillimisht më 1539 nën titullin: Compendio della vita et vittorie di Georgio Scanderbeg ... dhe vazhduan ta ribotojnë atë duke i ndryshuar vazhdimisht titullin për të humbur gjurmët deri sa më 1584 me një titull të ri e paraqitën si një vepër të Dhimitër Frangut

 Vepra Historia de vita et gestis Scanderbegi... nuk solli vetëm gjenerimin e historiografisë kastriotiane në mbarë Evropën por në të njëjtën kohë u bë gjeneruese edhe e ikonografisë kastriotiane. Portreti grafik i Skëndërbeut (256x173mm) i realizuar në brëndësi të saj jo vetëm që është porteti më i madh në të gjithë repertorin e publikimeve të vëllezërve De Vitali por njëkohësisht edhe në editorinë italiane ai reshtohet mes portreteve më të mëdhaja që janë realizuar gjatë gjithë shekullit të XVI.

Autor i kërtij portreti ka qënë grafisti fiorentin Lucantonio Degli Uberit firmën e kriptuar të të cilit e gjejmë të vendosur mbi mantelin e Skënderbeut.

 Madhësisa e portretit që okupon gjithë faqen e veprës janë në relacion të ngushtë me madhështinë dhe prestigjin munumental që kërkohet t'i jepet figurës së portretizuar. Në mënyrë të veçantë kjo madhështi në portretin e Skënderbeut shfaqet edhe në daljen e portretit përtej kornizës së sipërme dyshe. Tashmë autenticitetin e këtij portreti e kemi konfermuar me kodin manoscrit de Romanorum Magistratibus.. (5.XI.1465 ) një kopje e të cilit ka qënë me patjetër edhe në dorë të vetë Beçikemit.

 Shkenca albanologjike në këtë përvjetor të dyfishtë ndriçohet jo vetëm me portetin më të hershëm dhe më origjinal të Heroit tonë kombëtar por krahas tij edhe me portetin autentik të Marin Beçikemit autorin e vërtetë të historigrafisë kastriotiane babain e kombit shqiptar meritat dhe kontributi i të cilit është mohuar për shekuj me radhë.

Firenze 27.XI.2017

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë