Ky protokoll u nënshkrua nga sekretarët shkencorë përkatës të Akademive: akademik Isuf Krasniqi (ASHAK) dhe akademik Vasil S. Tole (ASHSH).
Protokolli përfshin një gamë të gjerë temash, projektesh, botimesh, tryezash dhe konferencash të përbashkëta nga shkencat albanologjike, kulturo-historike, nga shkencat shoqërore, të natyrës dhe nga fusha e arteve.
Me protokoll po ashtu parashihet të mbahen disa konferenca dhe tryeza shkencore për tema të rëndësishme shkencore dhe artistike, si dhe të shënohen përvjetorë për ngjarje të ndritshme të popullit shqiptar, si për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, figurës së shekujve të humanizmit evropian, për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 100vjetorin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit etj.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com