5500 vende pune brenda dhe jashtë
vendit, ja ku të nxitoni për intervista

5500 vende pune brenda dhe jashtë<br />vendit, ja ku të nxitoni për intervista
TIRANE - Bashkëpunimi i vendosur mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe shoqatës së agjencive private të punësimit “Employment Albania” ka nisur të japë efektet e veta reale në fushën e punësimit. Kështu, kjo shoqatë agjencisë ka sjellë ofertën pranë Shërbimit Kombëtar të Punës për rreth 5 mijë vende të lira pune brenda dhe jashtë vendit, përfshi këtu edhe në vende si Abu Dhabi, Dubai, Gjermania dhe Danimarka.

Në këtë kuadër, sot përfaqësuesit zyrtarë të kompanive të njohura punëkërkuese të huaja, kanë zhvilluar pranë Zyrës së Shërbimit Të Punësimit, dega Tiranë, intervistat për 300 vende pune me persona të cilët më parë janë regjistruar si të papunë dhe kanë shprehur interes për të.

Procesi i intervistimit të punonjësve është ndjekur nga afër edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili do ta konsideronte këtë ofertë një mundësi të mirë për të gjithë ata që kanë një profesion dhe zanat dhe që vërtetë dëshiron të ketë një punë të denjë.

“Agjencia përkatëse që bënë këtë procedurë pranë zyrave tona të punës ofron rreth 5500 vende të lira punë nga të cilat 2200 janë për në Shqipëri dhe të tjerat pastaj për Abu Dabi, Dubai, Gjermani dhe Danimarkë. Dhe nga oferta e ardhur shihet se kërkohen ekonomistë për zyra të këmbimit valutor, inxhinierë nafte, mësues në çerdhe fëmijësh, shitës dyqanesh në Danimarkë, punonjës specialistë ndërtimi në Gjermani, hoteleri- turizëm, infermierë, dentistë, përfaqësues shitjesh në agjenci imobilare etj. Pra janë profesione nga të gjitha zhanret dhe nuk janë profesione që kërkojnë vetëm një nivel të ulët kualifikimi, pra janë profesione që kërkojnë shumë më tepër kualifikim”, - tha ministri Klosi.

blendi klosi punesimet

Ndaj nisur nga ky fakt ai theksoi se ky është një tregues i qartë i faktit se kushdo që ka një zanat apo profesion ka një mundësi më shumë për punë. Për këtë qellim ai edhe një herë I bëri thirrje çdo të riu që kërkon një punë të denjë që të paraqitet pranë qendrave dhe shkollave të arsimit profesional për t’u kualifikuar.

Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që të aplikojnë pranë zyrave tona të punës, pasi kush aplikon ka më shumë shanse për të gjetur punësim, por ky punësim do të jetë shumë herë më i kollajtë nëse ata drejtohen në qendrat e arsimit profesional dhe shkollat e arsimit profesional pasi sot një profesion vlen shumë. Prandaj raporti ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit do jetë gjithmonë e më intensiv me agjencitë e punësimit dhe arsimit profesional. Është momenti që të gjithë të shikojmë me shumë vëmendje Arsimin Profesional si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në tregun e punës shqiptare”, - tha ministri Klosi.
 
Ndërkohë që drejtuesi i shoqatës së agjencive private, Ermal Jahuri theksoi edhe një herë se në vend ka kërkesë për punë, por theksoi se kompanitë e huaja kërkojnë njerëz profesionistë.

“Unë e kam thënë gjithmonë se në Shqipëri ka punë dhe se në Shqipëri duhen profesionistë. Kjo është më se e vërtetë dhe ne si rekrutues dhe agjenci private e hasim çdo ditë, ku intervistat e punës dhe arsyeja e refuzimit të aplikantëve është mungesa e profesionalizmit. Nga ana tjetër, kompanitë ndërkombëtare që janë prezente në intervistat për punë, i shikojmë si një vlerë e shtuar për ekonominë e vendit, pasi këtë përvojë pune do mund ta kthejmë në vendin tonë”, - tha Jahuri.

 Lista e profesioneve dhe pagave që ofrohen nga kompanitë e huaja
 
·         Shofer taksie – rroga 1000 $ ne muaj plus tips
 
·         Perfaqesues Shitjes ne Agjenci Imobilare - rroga 1000 - 1500 $ ne muaj plus tips
 
·         Infermiere dentist (Dental Nurse) - rroga 1000 - 2000 $ ne muaj
 
·         Staff hoteleri turizmi - rroga 500 - 1000 $ ne muaj plus tips
 
·         Ekonomist per zyra te kembimit valuator - rroga 800 - 1000 $ ne muaj plus tips
 
·         Inxhinier nafte - rroga 3000  - 6000 $ ne muaj ne varesi te experiences
 
·         Mesues ne çerdhe femijesh - rroga 1000 $ ne muaj plus tips
 
·         Staf administrate (asisten, ndihmes, coordinator, menaxher etj) – rroga 800 - 1500 $ ne muaj
 
·         Shitese ne dyqan embelsirash ne Danimarke – rroga 1000 euro
 
·         Punonjes specialist ne fushen e ndertimit (specialist gipsi, saldator, murator, shtrues pllakash, bojaxhi etj ) ne Danimarke dhe Gjermani – rroga duke filluar nga 1000 euro ne muaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet