Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptëtar mori pjesë në Udiencën që mbajti Papa Francescu me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.
"Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë",- iu drejtua Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi , Atit të Shenjtë Papa Francescut. Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtëruat Shën nënë Terezën e Kalkutës dhe të Shqiperisë. Dhe tani po prisni perfaqësuesit e popullit shqipëtar me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut, mbrojtësit te krishtërimit dhe Atletit të Krishtit. J'u shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve."
"Për mua vizita në Shqipëri është e paharrueshme”,- iu drejtua Kryetarit Ruçi Ati i Shenjtë. "Klima e respektit dhe besimit të ndërsjelltë ndërmjet katolikëve, ortodoksve e myslimanëve eshte nje pasuri e çmueshme për vendin”-ju drejtua Ati i Shenjte te pranishmeve.