56 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave, Kadastra: Janë arkëtuar 30.6 mln euro! Vlerësuesi i pasurive: Më shumë interes për pronat e luksit

30,6 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtet nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, që përfundon në 31 dhjetor. Agjencia Shtetërore e Kadastrës thotë se janë bërë mbi 56 mijë e 600 aplikime për rivlerësimin e pronave, nga qytetarët dhe bizneset. Ndërkohë vetëm 33 mijë aplikime janë paguar nga qytetarët dhe mbi 16 mijë të tjera janë të papaguara.

Pronat e kushtueshme janë rivlerësuar të parat thotë vlerësuesi i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu.

“Procesi i rivlerësimit ka ecur me ritme të mira. Por ende ka prona të pa-rivlerësuara. Të parët kanë qenë pronat e luksit që kanë një vlerë të madhe taksimi, ndoshta kanë qenë dhe në pritje që të dilte ligji për rivlerësimin”, shprehet Demirxhiu.

Për rivlerësimin e pronave qytetarët paguajnë 3% tatim, ndërsa bizneset 5%. Në kushte normale tatimi mbi fitimin që paguhet kur shitet prona, është 15%.

“Nëse ti shet një pronë ti paguan tatim fitimi që përllogaritet diferenca e blerjes dhe e shitjes së pronës. Nëse ke blerë një pronë 100 mijë euro para 5 vjetësh, ndërkohë ajo pronë sot vlen 150 mijë euro, ty shteti të taton për diferencën që është 150 mijë minus 100 mijë që janë 50 mijë euro. Ky 50 mijë eurosh tatohet me 15%, ndërkohë sot ke mundësinë ta rivlerësosh, ta çosh pronën në çmimin e tregut dhe paguan 3%, dhe kursejnë 12%, dhe kur e shesin nuk paguajnë më tatim fitim”, pohon vlerësuesi i pasurive të paluajtshme.

Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme ka nisur në shkurt 2020, por është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme për shkak të pandemisë COVID-19. Synimi i ligjit ishte që të rivlerësoheshin në total 50 mijë pasuri të paluajtshme dhe të arkëtoheshin rreth 6 miliardë lekë.

Rivlerësimi është një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Ky është rivlerësimi i tretë që po bëhet pasi në vitin 2011-2013 u rivlerësuan 95 mijë banesa ndërsa ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017, për 63 mijë pasuri.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!