56 pikë për Hageltin, gatuan “Pjeshkë
të pjekur” dhe “Mish qengji”
“Pjeshkë e pjekur me fruta të thata” dhe “Mish qengji me qumësht” kanë qenë dy recetat e përzgjedhura nga autorët e programit për provën finale të nxënësit Hagelt Goxhaj në emisionin Rreze
“Pjeshkë e pjekur me fruta të thata” dhe “Mish qengji me qumësht” kanë qenë dy recetat e përzgjedhura nga autorët e programit për provën finale të nxënësit Hagelt Goxhaj në emisionin Rreze Dielli.
Hagelti është vënë në provë për njohuritë e mara gjatë javës, ku ka tentuar të realizojë dy gatimet brenda afatit kohor prej 20 minutash për secilën recetë.
Hagelti ja ka dalë me sukses dhe ka arritur të përfundojë dy gatimet brenda minutazhit të përcaktuar.
Në shportën e ushqimeve ka qenë i vendosur elementi-kurth, në këtë rast domatja, të cilën nxënësi Goxhaj nuk duhej ta përzgjidhte.
Ai ja ka dalë me sukses të pikasë elementin-kurth, duke i shpëtuar penalizmit me 20 pikë. Më pas ka qenë juria e përbërë nga shefi i kuzhinës Sokoli, Pedagogu Flori dhe zonja Tefta të cilët kanë vlerësuar me pikë punën e nxënësit Goxhaj.
Ata kanë vëzhguar mënyrën e përgatitjes së recetave dhe sjelljen e tij me mjetet e punës.
Duke u bazuar në kriteret e përcaktuara të vlerësimit juria e ka vlerësuar Hageltin me 56 pikë.
Në fund të programit Hagelti u pajis me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Moderatorja e emisionit Eneda bëri të ditur se Hagelti ishte konkurenti i fundit në “Konkursin e Kuzhinës”, ndërsa javën e ardhshme do të përballen në një sfidë gatimi dy finalistët, Erjon Bardhi dhe Kudret Lika.
Ata janë konkurentët të cilët kanë arritur të grumbullojnë më shumë pikë gjatë javëve të konkursit.
Finalja do të nxjerrë dhe fituesin ndërmjet dy nxënësve të shkollës së Hoteleri-Turizmit.
Receta e parë, Mish qengji me qumësht
Përbërësit:Mish Qengji 1.5 kg
Hudhër 2 kokrra
Qepë 1
Majdanoz 2 tufa
Miell
Qumësht 600 ml
Vezë 1
Pana 200 ml
Receta e dytë, Pjeshkë e pjekur me fruta të thata
Përbërësit:Pjeshkë 5 kokrra
Gjalp 2 lugë gjelle
Kumbull e thatë 50 gr
Rrush i thatë 50 gr
Bajame 70 gr
Verë e bardhë 200 ml
Kanellë
Karafil
Sheqer 100 gr
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
2/6
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
37.3%
-
Jo
59.1%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00