570 mijë € dëm shtetit, KLSH padit ish-kryetarin dhe 4 drejtues të bashkisë Dibër

570 mijë € dëm shtetit, KLSH padit ish-kryetarin dhe 4 drejtues të bashkisë Dibër

KLSH

Zëvendësoi kryebashkiakun e shkarkuar Shukri Xhelili, por përfundon në prokurori për abuzim me fondet publike. Kallëzimi penal për Hetim Fidën është bërë nga kontrolli i lartë i shtetit i cili ka përfunduar auditin mbi financat në këtë bashki për periudhën 01.01.2016 deri më 31 dhjetor 2017.

Sëbashku me Fidën nën akuzë janë edhe 4 ish zyrtarë lokal. Abuzime me fondet publike janë konstatuar në projektin e rikonstruksionit të pallatit të kulturës, të bulevardit Elez Isufi me rrugën Safet Zhulali si dhe në projektin e rrugës së muzeut.

Po ashtu ky raport ka konstatuar dhe mungesë taksash në vlerën e 30 milionë lekëve në këtë bashki dhe ka rekomanduar masa ndëshkuese për administratën e cila si ka mbledhur.

RAPORTI I PLOTE
- Në procedurën e prokurimit me objekt: “Përmirësim i infrastrukturës vendore dhe Rivitalizimi i hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës”, për vlerën prej 173,490,908 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 1 operator ekonomik (OE) dhe 1 bashkim i operatorëve ekonomikë(BOE), është skualifikuar me të drejtë BOE për mungesë dokumentacioni dhe është kualifikuar OE që nuk plotëson këto kritere.

- Në procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtimi i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Maqellarë”, për vlerën prej 79,675,817 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë (5 prej tyre nuk kanë paraqitur oferta) dhe kanë paraqitur oferta 1 bashkim i operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 1 operator ekonomik (OE), është skualifikuar me të drejtë BOE për mungesë dokumentacioni dhe është kualifikuar OE që ka mungesa të theksuara në dokumentacion.

- Në procedurën e prokurimit me objekt: “Rinovimi i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”, për vlerën prej 92,272,248 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 2(dy) bashkime të operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 5(pesë) operatorë ekonomikë(OE), janë skualifikuar me të drejtë 4 OE dhe 2 BOE për mungesë dokumentacioni dhe është shpallur fitues operatori ekonomik që rezulton me  mungesa të theksuara në dokumentacion.

Të tria procedurat e mësipërme të prokurimit të hapur, me fond limit me vlerën 345,438,973 lekë dhe oferta fituese në vlerën 339,269,335 lekë, me një diferencë më pak nga fondi limit (kursim) në vlerën 6,169,638 lekë, ose në masën 1.7%, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në të tri procedurat në shumën rreth 51,6 milionë lekë, si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore dhe shpallje fitues të operatorëve ekonomikë që nuk kanë plotësuar Dokumentat Standardë të Tenderimit(DST).

Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim i rrugëve në lagje ku ka mbaruar ujësjellësi”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim rruga Borde - Peshkopi, Nj.A. Luzni”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim rruga Staravec-Shimçan-Zimur”, Bashkia Dibër dhe të kontratës me objekt “Ndërtimi i shkollës së mesme të përgjithshme Maqellarë”, Bashkia Dibër, rezultuan në total diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 17.6 milionë lekë me TVSH.

Këto dhe shumë shkelje të tjera të konstatuara janë veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, neni 1 “Objekti dhe qëllimi”, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, neni 2, “Parimet e përzgjedhjes”, neni 24 “Anulimi i një procedure prokurimi”, neni 46 “Kualifikimi i ofertuesve”, pika 1 dhe neni 53 “Shqyrtimi i ofertave”, pika 3; 5.

Për këto shkelje, KLSH, me shkresën nr. 545/11 datë 06.09.2018 ka depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër ndaj H.F., me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Dibër, në cilësinë e Titullarit të Autoriteti Kontraktor, L.C., me detyrë Drejtor Finance, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), K.S., me detyrë ish-Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Kujdesit Social, në cilësinë e anëtarit të KVO, K.R., me detyrë ish-Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, në cilësinë e anëtares së KVO dhe Z.GJ., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Kulturës, Edukimit, Komunikimit dhe Çështjeve Gjinore, në cilësinë e anëtares së KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në Buxhetin e Shtetit, kryesisht në fushën e tatim taksave, si dhe të ardhura të munguara në vlerën 30 milionë lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral