Maturantët tashmë mund të shohin renditjen e tyre për programet e studimit ku kanë aplikuar.

Universitetet publike kanë publikuar listat e plota paraprake, ndërsa kandidatët mund të verifikojnë nëse janë shpallur fitues të Raundit të Parë. Listat janë publikuar edhe nga fakultetet që zhvillojnë konkurs pranimi, përfshirë Mjekësinë e Përgjithshme, programet e Arkitekturës dhe Akademinë e Arteve.

Kandidatët e renditur deri te vija e kuqe në listat e publikuara konsiderohen fitues të Raundit të Parë, në bazë të kuotave të përcaktuara për secilin program studimi.

Ndërkohë, kandidatët që kanë pretendime për renditjen mund të paraqesin ankimimet më 24 gusht.

Regjistrimi i kandidatëve fitues do të nisë më 26 gusht dhe do të vijojë deri më 8 shtator. Gjatë kësaj periudhe, maturantët do të kenë mundësi të regjistrohen në fakultetet përkatëse, përmes shtatë fazave 48-orëshe.

Çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje. Pas përfundimit të fazave të para, do të hapet edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.

Më 15 shtator, ata që duan të provojnë sërish për të siguruar degën e tyre do të kenë mundësi të hedhin 10 preferenca të reja. Regjistrimet për raundin e dytë do të zhvillohen nga 25 shtatori deri më 4 tetor.

Lexo këtu renditjen për programin Mjekësi e Përgjithshme

Lexo këtu renditjen për programin Farmaci

Lexo këtu renditjen për programin Shëndet Publik