59% e vdekjeve shkaktohen
nga sëmundjet kardiovaskulare

59% e vdekjeve shkaktohen<br />nga sëmundjet kardiovaskulare
TIRANE - Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë 59 % të vdekjeve në popullatën shqiptare, ndërkohë që vihet re një rritje e tyre me rreth 25 % në 20 vitet e fundit. Një pjesë e rëndësishme e kësaj rritjeje, sipas mjekeve, shkaktohet prej ndryshimeve demografike, rritjes së moshës mesatare të popullatës, por vërehet gjithashtu edhe një rritje nga shkaqe të tjera, kryesisht nga ndryshimi i stilit të jetesës.

Shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri është grupi i sëmundjeve që lidhen me grupin e qarkullimit të gjakut, që prekin zemrën, si miokardi, etj, apo që prekin dhe enët e gjakut të trurit, etj, që janë të lidhura dhe me presionin e lartë të gjakut. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, këto vdekje vazhdojne të rriten si pasojë e ndryshimeve moshore dhe mënyrës së jetesës.

Kështu, bazuar në të dhënat, nëse në fillim te viteve ‘90 përllogariteshin rreth 6000 vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare, vitet e fundit ky numër është mbi 8000. Sëmundjet ishemike të zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare përbëjnë pjesën dërrmuese të sëmundjeve në këtë grup, respektivisht 128 dhe 159 vdekje ne vit për 100 000 banore.

Sëmundjet kardiovaskulare nuk janë një fatalitet, por ka një sërë faktoresh te lidhur me mënyrën e jetesës dhe me kontrollin e disa treguesve biologjikë të organizmit, pohojnë specialistët e ISHP, shkruan ATSH. Informimi i duhur dhe krijimi i kushteve për një jetë të shëndetshme, sipas tyre, do të ndihmonte që të prekeshin më pak persona nga këto sëmundje.

Sëmundjet kronike joinfektive si sëmundjet e zemrës, infarkti, kanceri apo dhe diabeti janë në rritje dhe po shkaktojnë vdekjen e shumë personave në vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë theksin tek parandalimi i këtyre sëmundjeve, ndërsa përllogarit se ato vrasin më shumë se 63 % e të gjithë atyre që vdesin në mbarë botën nga sëmundjet joinfektive. Rreth 80 % e këtyre vdekjeve janë raportuar në vendet në zhvillim.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij