59 shqiptarë janë karantinuar në një hotel në qytetin e Pogradecit. Ata kanë hyrë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës. Bashkia Pogradec ka marrë përsipër furnizimin për 3 vakte për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë akomoduar në hotel për 14 ditë.
Furnizimi me ushqime është bërë në bashkëpunim edhe me biznese në Pogradec. Ndërkohë punonjësit e bashkisë do organizohen edhe për servirjen e vakteve ushqimore. Në varësi të gjendjes ekonomike të emigranteve shqiptarë, pas verifikimeve bashkia do të marrë përsipër pjesërisht për një pjesë të tyre edhe pagesën e qëndrimit në hotel.

Komente

