6 Dhjetori, fitorja më e madhe e Edi Ramës

6 Dhjetori, fitorja më e madhe e Edi Ramës

Rama dhe liderët e BE-së

Sali Berisha, ka vendosur të “mbushë” sheshin dhe bulevardin e Tiranës me protestues. Ka vendosur ti tregojë pikërisht liderëve të Bashkimit Europian se “Shqipëria ka edhe opozitë, ka edhe Sali Berishë”. Ka vendosur ti tregojë liderëve të BE-së “hallet e shqiptarëve, problemet e tyre”, por ka harruar diçka edhe më të rëndësishme. Dita e 6 Dhjetorit, do të jetë fitorja më e madhe e Edi Ramës.

Do të jetë dita kur BE-ja, do të shohë “live” se si përpiqet non-grata Berisha, të ndalë integrimin, progresin, dhe zhvillimet pozitive që ka nisur Shqipëria në raport me partnerët e saj ndërkombëtarë. Bashkimi Europian, nuk ka patur dhe nuk ka nevojë kurrë , të mësojë nga Sali Berisha se  “kur  dhe si informohet  për hallet e problemet e shqiptarëve”, pasi ka strukturat dhe forumet e saj perfekte edhe në Tiranë. Hapja e procesit të negociatave me BE-në, ishin përgjigja më e duhur për atë pjesë të kalbur të klasës politike në Shqipëri.

Dita e 6 Dhjetorit, ardhja e liderëve të BE-së, dhe mungesa e vëmëndjes ndaj një politikani pengues kronik ndaj çdo përpjekje për integrimin dhe përparimin e vendit të tij, janë jo vetëm përgjigja më e mirë, por dhe fitorja e madhe e Edi Ramës. Sali Berisha nuk e ka kuptuar se, Europa e 2022, nuk është Europa e 1992, kur i shiste  ish-komunistin e thekur, për “demokrat të kulluar”. Europa  dhe SHBA-ja  e 2022, nuk është  ajo e 1992, kur Sekretari Amerikan Bejker erdhi, pa, dhe iku duke menduar se “ndoshta edhe një ish-komunist mund ta shpjerë Shqipërinë në BE- dhe rrugën e duhur të demokracisë perëndimore”, por u gabua. Por ora e Berishës, ka mbetur në vend, dhe nuk ka gjasa të vijë atje ku duhet.

Dita e 6 Dhjetorit, do të rikonfirmojë europianisht Edi Ramën, si lider Rajonal, dhe kryeministër i suksesit, përballë një opozite destruktive, që ka marrë në duart e saj flamujt e antidemokracisë, antiamerikanizmit, dhe antieuropës. Dita e 6 Dhjetorit, do të degradojë përfundimisht përpjekjet antiligjore, antihumane,  dhe antieuropiane të njeriut  që kurrë nuk ka dashur ta shohë  mirë Shqipërinë, dhe anëtare dinjitoze  në Bashkimin Europian.

Ç‘nuk  ka thënë, në shqip dhe gjuhë të huaj Sali Berisha  për vendin  e tij, qeverisjen legjitime të vendit të tij, për shqiptarët, derisa vendosi të mos ndalet  edhe në përpjekjen e fundit të tij, të protestojë ditën kur liderët e Bashkimit Europian, vijnë në Tiranë, si një  vlerësim maksimal për kryeministrin e vendit Edi Rama. Sali Berisha, ende nuk e ka kuptuar se, ai nuk përbën më asnjë problem për faktorin ndërkombëtar, sepse ai nuk përbën më, as lajm për mediat e huaja, sepse  punon  kundër interesave kombëtare, dhe pengon  rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 21/11/2022 14:27

    Bravo artur Nuk duhej bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja