‘6 dhjetori i Berishës’, Mediu: Opozita të ndërtojë partneritet me ndërkombëtarët, jo të konfliktohet! Minxhozi: Protestë personale! Kadilli: S’mund të kemi përgjigje të re nga i njëjti njeri

Opozita duhet të ndërtoje partneritet me ndërkombëtarët dhe jo të konfliktohet! Kështu u shpreh kryetari i Partisë Republikane, në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, teksa po diskutohej për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetori, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Mediu, i cili konfirmoi se nuk do të jetë në protestë, pasi tha se do të jetë për një vizitë pune në SHBA, shtoi se opozita duhet të bëjë një analizë të fortë për protestën. Sipas Mediut, shqetësim nuk është nëse ka apo jo protestë, por jo që të kthehet kundra opozitës.

‘Motivi është se nuk jam. Pjesa me e madhe që do marrë pjesë në protestë nuk e dinë axhendën dhe çfarë do të ndodhë në samit. Po janë çështje që janë të lidhur me fatin e qytetarëve shqiptarë, qeveria vet që ka detyrën primarë e ka PR në të kundërtën që të krijojë protestë. Qeveria është e lumtur që të hapë lajmin se këto janë anti-europianë. Unë nuk jam pasi do jem në SHBA. Unë do të këmbëngulja që opozita të bënte një analizë të fortë për protestën. Kam qenë që në vitet e hershme që opozita të ndërtoj partneritet me faktorin ndërkombëtar. Nuk mund të ndërtohet brenda një ditës. Opozita do të bënte gjithmonë gabim të merret me faktin nëse Berisha është apo non grata. Duhet të luftohet ndryshimi i qeverisjes, shtet shqiptarëve. Ne merremi me emrat. E djathta ka nevojë për identikit që e kalon individin. Në interesat e shqiptarëve për ta kuptuar. Kultivimi i idesë që ne të kemi njerëz që dinë të qeverisin, jo individ është gjëja më e mirë që mund të bëjë opozita. Shqetësimi im nuk është se ka apo protestë, por jo të kthehet kundra opozitës. Nuk është protesta ajo që do të krijojë një problem të madh në raport me shoqërinë shqiptare.’- u shpreh Mediu.

Për analistin, Skënder Minxhozi, protesta bëhet për arsye përsonale të një individ, siç është në rastin konkret Sali Berisha.

‘Opozita e Mediut merr dhe vë një 78 vjeçar dhe thotë kjo është e reja. Kur këtu vijnë 27 delegacione, fut edhe delegacionet e Ballkanit. Është një protestë personale. Të gjej mënyrën e tij për ta atakuar vendimin, por jo duke u dalë evropianëve përballë. Berisha ka bllokuar procesin politik duke u rikthyer pasi i thotë Edi Ramës që ti je 58- unë jam 78. I thotë ti i nderuar mos lëviz pasi ja ku jemi. Ky është problemi. ’- u shpreh Minxhozi.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadillu, tha se opozita nuk po jep shpresë. Për Kadillin nuk mund të ketë një përgjigje të re me të njëjtën gjuhë dhe më të njëjtin njeri.

‘Protesta është gjuhë politike dhe është gjuhë e varfër politike. Ka prodhuar vetëm dy protesta Sali Berisha dhe po bën një të tretë. Nëse duam sot të ketë një ndryshim ky vend duhet të ndryshojmë çfarë bëjmë ne këtu. Nuk është shoqëria fajtore vet. Lidershipi ka një problem! Ai që është në opozitë ka detyrimin të krijojë një shpresë. Kjo opozitë nuk jep asnjë shpresë. Edi Rama është oferta e pushtetit. Nuk mund të ketë një përgjigje të re me të njëjtën gjuhë, me të njëjtin njeri.’- tha Kadillit.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale. Berisha u shpreh se protestën do ta zhvillojë në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare