6 herë kokainë në konteinerët, avokati i kompanisë ‘Alba Exotic’ thirrje ambasadës së SHBA: Të shohin kush shkon të marrë drogën! Pse kaq e marrë qenka kjo shoqëri?

TIRANË- Avokati mbrojtës i kompanisë ‘Alba Exotic’, në të cilën është kapur 6 herë kokainë, Baftjar Rusi tha se përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit dhe që nuk janë pronë e ‘Alba Exotic’. Rusi u shpreh se një grup kriminal fshihet pas trafikut, dhe kompania me pronar Eduard Dautin nuk është e përfshirë. Ai theksoi para gazetarëve se i janë drejtuar ambasadores së SHBA-së, një memo, të cilës i kërkon ndihmë për shkak se sipas tij firma në fjalë, është duke u trajtuar në mënyrë të padrejtë nga Gjykata, ndërkohë që i ka kërkuar ndihmë të drejtëpërdrejtë. Ai tha se duhet të që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur strukturat

‘Ne sigurisht, duke pasur pëlqimin e plotë nga presidenti i kompanisë zoti Eduard Dauti, po drejtohemi dhe flasim publikisht në mënyrë të përmbledhur, i kemi dërguar një letër ambasadës amerikane, ku i kemi kërkuar që të rritet kontrolli në konteinerët që vijnë nga vendet e Amerikës Latine.

Unë po u bëj me dije se kontrollet janë shtuar pas kapjes së sasisë së parë, në datën 17 Korrik është kapur kontenieri i dytë, ka ndryshuar mekanizmi, nuk futen te pjesa e mallit, por te pjesa e jashtme e frigoriferit, që nuk janë në dorë të kompanisë sonë.

Përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë kompania që ka bërë transportin, duhet të ndërhyhet dhe të merren kamerat e sigurisë të shohin se kush ka ndërhyrë që të fusë drogën në kontenier. Kjo shoqëri kaq e marrë qenka, që edhe pse është në hetim, të vazhdojë të bëjë trafik droge? Çfarë logjike ka në këtë rast?

Përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit, nuk janë pronë e Alba Ekzotic. Pse nuk shkojnë që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur struktura, ndaj i jemi drejtuar ambasadës amerikane, që kryeson Reformën në Drejtësi, i kërkojmë ndihmë të drejtpërdrejtë.

Ka të gjitha mundësitë që të angazhojë të gjitha strukturat ligjzbatuese”, u shpreh Rusi për mediat.

Pak ditë më parë në Portin e Durrësit, u kap sërish kokainë në konteinerët e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’. Edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim, trafiku i drogës ka vijuar, ku më 12 tetor u kapën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë. Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila nga sa mësohet ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga "Alba Exotic Fruit".  Për këtë sasi droge të kapur sot është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 15/10/2021 14:20

    Polici leshi.pse sekan lon dhe ta shikonin kush do e merrte ngarkesen. Atje jon nona e mashtrimeve. Te drejt ka avokati. Ato continjeret vijn ndoshta per naj njonin në port kurta boshatisin e hapin dhe e merrnin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë