Gabriel Malasi 28 vjeç me banim në Lushnje dhe Skerdi Kaloçi 19 vjeç banues në Tiranë, u arrestuan nga policia, pasi dyshohet se shpërndanin kokainë në qytetin e Laçit.

Blutë sekuestruan një sasi kokaine, e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Ata u arrestuan në lagjen nr. 6, Laç, ku gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, iu gjetën 80 doza kokainë me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë