TIRANË- Pas 6 javësh në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar punët të cilat janë bërë në kryeqytet. Në një postim në rrjetin social “Facebook “, Veliaj ka publikuar një foto ku tregon se Bashkia e Tiranës po vijon punën për të kthyer vëmendjen tek qytetarët.
“7 gjëra konkrete të javës së 6-të. Jemi ende larg ambicies tonë për Tiranën, por po bëjmë çmos për një qytet, ku njerëzit janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Faleminderit për mbështetjen!”, shkruan Veliaj.
Në foton e postuar, kryebashkiaku rendit punët e bërë në kryeqytet gjatë këtyre ditëve në krye të bashkisë. Në këto 6 javë punët e bashkisë janë:
- Caktimi i rregullave të reja për të siguruar nxënësit
- Përfundimi i ndriçimit të Liqenit Artificial dhe Lumit të Lanës
- Vendosja e tabelave informuese në qytet për të ndihmuar turistët.
- Fillimi i pastrimit të Liqenit Artificial të Tiranës.
- Restaurimi i Shatërvanit midis Piramidës dhe Kryeministrisë.
- Nisja e aksionit për heqjen e ndërtimeve pa leje rreth shkollave.
- Rehabilitimi i rrugës pranë Odeonit të ri të Bektashinjve.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com