6 marsi, Blendi Klosi: Fitojmë të gjitha bashkitë, demokratët luftë mes veti për vendin e dytë! Koalicioni Berisha-Meta, ‘shtëpi’ që fut ujë nga të gjitha anët

TIRANË- Partia Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore është e qartë që do t’i fitojë të gjashta Bashkitë, ndërsa nuk i trembet aspak kundërshtarëve opozitarë. Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi tha në Report Tv se po përgatiten fort që të fitojnë edhe 61 bashkitë në zgjedhjet e 2023.

“Nuk mund të shkojnë në garë vetëm se çfarë do ndodhë me kundërshtarët. Objektivat i kemi 100% jo vetëm në 6 mars, por edhe në zgjedhjet e tjera do garojmë fort në 61 bashkitë. Kemi filluar të përgatitemi për zgjedhjet pas 1 viti dhe ky është çelësi i suksesit. Ne jemi forcë e madhe dhe nuk kemi luksin që të tolerojmë. Unë i kam dëgjuar kolegët e opozitës thonë se do rrëzojnë regjimin, kjo nuk është një garë për Edi Ramën. Para pak muajsh opozita e kuptoi që është në minorancë e gjitha sëbashku”, tha Klosi në Report Tv.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Klosi tha se 6 marsi do të jetë një fushatë që do të fokusohet tek kandidati, me një program lokal që do t’i dedikohet të gjitha problematikave në të gjitha Bashkitë. Klosi thotë se PS ka projekte për zhvillim e këtyre bashkive, duke veçuar Durrësin me rindërtimin dhe Portin, Dibrën me Rrugën e Arbrit, etj. Klosi thotë se përçarja e opozitës do të avantazhojë kandidatët e Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

“Është një garë lokale me një program lokal, me problematika lokale. Në këto bashki ne kemi projekte shumë të forta, si në Durrës, rindërtimi, porti i Durrësit dhe kjo ka nevojë që të ketë një bashkëqeverisje të fortë lokale dhe atë qendrore. Në Dibër kemi përfundimin  e Rrugës së Arbrit, në Lushnjë kemi një nga zonat rurale më të zhvilluara të vendit. Gara do jetë shumë specifike. Përçarja  e opozitës i jep avantazh kandidatëve të një forcë politike, çarja e opozitës i jep avantazh atyre që ka përballë”, u shpreh Klosi.

Përçarja e opozitës, sipas Klosit do të bëjë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha të luftojnë për vendin e dytë, ndërsa thekson se fakti që bëjnë opozitë të brendshme tregon që e kanë humbur betejën me PS.

“Kundërshtarët e djathtë do përplasen me njëri-tjetrin që të zënë vendin e dytë. Ne kemi vetëm 31 ditë nga sot, akoma s’janë kandidatët, kur do dalin këta njerëz. Është një proces që në këto zgjedhje ka nevojë për shumë dinamizëm. Gara e tyre e brendshme nuk i bën fare mirë. Për ne gara do jetë që t’i mundim gjithë sëbashku. Si grupohen është e parëndësishëm për këtë forcë politike, është humbje kohe që të gjëmojmë logjikën që ndjekin opozitarët tanë. Edhe në ketë rast, fakti që do humbin i bën që të bëjnë këto lojëra. Fakti që bëjnë konkurrencë të brendshme e tregon që e kanë humbur betejën me PS”, tha ai.

Ish-ministri Klosi pati edhe një koment për koalicionin mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sali Berishës.  

“Zero interes, vështirë të ngresh një shtëpi me themele që çedojën dhe marrin ujë nga të gjitha drejtimet”, tha Klosi.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosi: 03/02/2022 03:16

    Ky eshte skuadra nr.1 e terrenit te Rames. Qe vepron diten dhe shprehet ne publik. Skuadra nr.2 eshte ajo e nates. Qe vepron naten dhe shprehet vetem ne rrethe te ngushta te krimit te krimit te organizuar sipas qarqeve... kuptohet policia nuk eshte pa te.

    Përgjigju
  • Mali me gropa: 02/02/2022 18:30

    Je vetem Shtepi qe fut uje por dhe nje shtepi non grata si nga usa gjithashty dhe nga shkypetaret

    Përgjigju
    • Roni: 02/02/2022 19:23

      Z. Klosi Nostradamus i PS. Pune ka por nuk kemi profesioniste.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij