LUSHNJE- Nga Lushnja, aty ku nisi zyrtarisht fushatën për kandidaten për kryetare bashkie Eriselda Sefën, drejtuesi politik i qarkut të Ferit Taulant Balla, nuk i kurseu akuzat për PD-në dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i kujtuar këtij të fundit masakrat që kanë ndodhur gjatë 97-ës në Lushnjë.
“Tani që është bërë bashkë me Metën, e ka shtuar arsen që asnjë lushnjar mos t’ia jap votën. Ia ka parë hajrin Lushnja Saliut. Nga 97 e deri tani. Kam takuar njerëz që kanë humbur fëmijët në 97, vepër mizore e shkaktuar nga Berisha. Ai vjen këtu në Lushnjë dhe kërkon votë. Por ne nuk harrojmë”, tha ai.
Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Lushnje, Balla u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me PS në mbështetje të Eriselda Sefës.
’Unë jam krenar që këtij qyteti i kemi propozuar një vajzë me një eksperiencë shumë të shkëlqyer. Kemi rënë të gjithë dakord të mbështesim Eriseldën. Të gjithë kanë investuar besimin e tyre tek një vajzë që shkallët e karrierës i ka ngjitur hapa pas hapi. Kam takuar të gjitha ambasadat më te cilat ka punuar bashkia e Lushnjes me projektet të cilat ka punuar Eriselda dhe janë shtuar donatorët sepse ajo ka rritur besimin që kjo bashki kishte nevojë”, tha Balla.
Duke u ndalur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e presidentit, Balla tha se PS është investuar për një sistem drejtësi të pavarur.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
Ahahahhahahaha fajin e ka sala ahahahhahaaa... po per kryetarin tuaj ne burg kush e ka fajin ahahhahahahahaha keta jane fiks per shqipot
PërgjigjuOre jepni llogari pse koncesionet i marr miqt dhe familjaret tuaj Ore kur do denohen dhe sekuedttohen pasurit e politikaneve Dhe pastaj hajdeni dhe kerkoni voten
PërgjigjuHajde hajde, me 97 kane 25 vjet qe e mashtrrojne kete popull.... Race rilindje
PërgjigjuTaulanti , kur flet per masakrat e PD-se ne Lushnje ne vitin 1997, besoj e di qe shef i komisariatit ne Lushnje ka qene Edmond Bllako, babai i deputetit aktual te PS-se, ai inxhinieri qe paguhet 10 milion leke ne keto firmat qe djegin plehra.
PërgjigjuAkoma keta meren me nje plak te cmendur harrojne qe po bejne 10 vjet ne pushtet .
Përgjigju