6 marsi, Salianji publikon videon: Rama qeveris me krimin! Në Shkodër dhe Durrës drejtojnë fushatën Doshi e Dako, dy të shpallur 'non grata'

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat shprehet se kryeministri Edi Rama nuk bën dot pa krimin dhe personat e shpallur 'non grata'. Salianji thekson se Rama punon dhe blen zgjedhjet me ta, duke thënë se në Shkodër dhe Durrës ka vënë në krye të fushatëz zgjedhore Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

"Pa miratimin e Tomës asgjë nuk mund të ndodhë në Shkodër. Edi Rama i ka dorëzuar Tom Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës. Tom Doshi vendos, kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi siç e thotë dhe vetë kush kandidon për kryetare bashkie."-thotë Salianji.

Deputeti i PD, ka shpërndarë një video të Tom Doshit, i cili dëgjohet të thotë se ka ndikuar në zgjedhjen e kandidates së PS-së për Shkodrën. Salianji deklaron se edhe pse 'non grata' Rama ka emëruar Tom Doshin si drejtues dhe shef të fushatës së kandidates së PS, Majlinda Angoni.

"Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin  si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Edi Rama bëri sikur e largoi Tom Doshin pas shpalljes non grata, po çdo shqiptar e di, e më shumë se kushdo tjetër socialistët shkodranë, e dinë se pa miratimin e Tom Doshit asnjë vendim nuk merret në Shkodër.  Pyetja që shtohet para socialistëve dhe qytetarëve shkodranë është;  A janë ata të gatshëm ti dorëzojnë bashkinë Tom Doshit?"-thotë Salianji.

Ndër të tjera Salianji ngre disa pyetje, nëse pranojnë qytetarët çdo vendim bashkie që merret për llogari të një personi të shpallur 'non grata' nga SHBA-të.

"A e pranojnë ata që çdo vendim në bashki të merret për llogari të një non grate të SHBA? A ka turp më të madh për socilistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi? Krahas Tom Doshit në Shkodër, Edi Rama ka aktivizuar edhe Vangjush Dakon në Durrës. Çdo durrsak e di që kandidatja është vegla e Dakos. Socialistëve durrsakë ua zgjedh kandidaten një tjetër non grata nga SHBA. Edi Rama nuk ndahet nga Non-gratat. Sepse pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet. Dhe sot gjithë pushtetin ua ka dorëzuar atyre në këmbim të shitblerjes së votave. Sepse këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!"-përfundon Salianji.

 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 23/02/2022 12:52

    Salianj babalja burgaxhi na ben moral per personat non grata.Nuk u ndalon ligji te ndihmojne ne zgjedhjet politike.Ti je denuar nga gjykata e shkalles se pare per mashtrim me 1 vit burg.Pse vonon apeli te japi vendimin per ty o zalo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje