6 policët e komisionit të gjobave do të hetohen nga SPAK, pasi u pezulluan nga detyra për abuzim me gjobat e makinave. Ishte Prokuroria e Korçës ajo që shpalli moskompetencën për hetimin e çështjes në fillim të javës duke e dërguar dosjen në SPAK.

Pas prokurorisë edhe Gjykata e Korçës shpalli sot moskompetencën për gjykimin e çështjes në ngarkim të efektivëve të policisë,të akuzuar për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se më 19 qershor, shefi i qarkullimit të qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj u pezullua nga detyra bashkë me 7 policë pasi u vënë nën hetim për abuzim me gjobat e makinave. Një hetim i nisur kohë më parë ka sjellë që gjykata të marrë këtë vendim si masë sigurimi gjatë kohës që ndodh hulumtimi për çështjen.