Në 6 rastet e shënuara pozitive në Kavajë, 5 janë punonjës të bashkisë së qytetit. 5 punonjësit janë të gjithë të një zyre ku shpërndahej ndihma ekonomike dhe aktualisht është e mbyllur. Punonjësit kanë infektuar njëri tjetrin, ndërsa është bërë dhe dezinfektimi i ambienteve.
Të gjithë punonjësit ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi, pasi janë në gjendje të stabilizuar.
Ndërsa i infektuari i 6-të nga qyteti i Kavajës është shtruar tek Infektiv në Tiranë, pasi ka qenë në gjendje të rënduar për shkak të covid-it.
Lajmi kryesor:
74 viktima/ 67 raste të reja me 2 humbje jete në 24 orë ! Me COVID infermierja, mbyllet gjinekologjia në Elbasan, infektohet dhe drejtori i një banke! 5 punonjës të bashkisë në Kavajë











