Krstimir Pantiq, kryetari i komunës së Mitorvicës, e cila nuk kishte marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, i ka deklaruar mediave se prokurori i Eulexit, Nita Amin, ka ngritur aktakuzën ndaj 7 personave me dyshim të bazuar se ata kanë vrarë në vitin 2008 policin e UNMIKU-t nga Ukraina.

Personat ndaj të cilëve është ngritur ajo janë: Marjan Ilinčić, Zoran Čavić, Dragan Milojević, Miodrag Ralić, Avni Krasniqi, Aleksandar Arsenijević dhe Nebojša Jović, ka deklaruar Bardha Azari, zëdhënëse pranë EULEX.

Polici ukrainas është vrarë gjatë trazirave në pjesën veriore të Mitrovicës para Gjykatës së Qarkut, dhe gjatë përpjekjeve për të vendosur në funksion këtë gjykatë e cila edhe më tej është e mbyllur për institucionet e Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/