6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën simbol të demokracisë

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën simbol të demokracisë

Bunk'Art 2

Më 20 shkurt të vitit 1991, mijëra qytetarë, të nxitur nga greva e urisë e ndërmarrë nga studentët e dhjetorit, u dyndën për te busti i diktatorit Hoxha. Rënia e bustit shënoi asokohe fundin simbolik të diktaturës dhe vendosjen e demokracisë. Sot, 29 vite pas rënies së bustit të Enver Hoxhës, menduam t’ju risjellim në vëmendje disa vende që mund t’i vizitoni në Tiranë, si një pikëtakim mes të kaluarës dhe të tashmes.

Muzeu Historik Kombëtar

Në Muzeun Historik Kombëtar, ku ndodhen rreth 5.000 objekte që gjurmojnë historinë e popullit shqiptar, ndodhet Pavioni i Persekutimit Komunist. Ky pavion, i hapur më 1996-n, i është dedikuar gjenocidit komunist në periudhën 1944-1990. Pavioni përmban kryesisht fotografi dhe dokumente në lidhje me ngjarjet kryesore të atyre viteve dhe krijimin e organizatave politike nacionaliste dhe anti-komuniste.

Orari: Nga e marta në të shtunë, 10:00-17:00, të dielën 09:00-14:00.

Biletat: Biletë për vizitorët vendas dhe të huaj 500 lekë; Biletë grupi (+12 vetë) 400 lekë; Biletë e reduktuar 250 lekë; Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 150 lekë; Për fëmijët 0-12 vjeç hyrja falas.

Adresa: Sheshi “Skënderbej”

Galeria Kombëtare e Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndësishëm i arteve pamore në vend, ku ruhet koleksioni kombëtar duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIX deri në ditët e sotme. Ndër të tjera, këtu ruhet edhe një koleksion i madh i pikturave dhe skulpturave të periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990).

Orari: Nga e hënë në të diel, ora 09:00-19:00.

Biletat: Biletat për të rritur 200 lekë; Biletat për të moshuar dhe studentët 100 lekë; Biletat për persona me nevoja të veçanta 100 lekë.

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Bunk’Art 1

Bunk’Art 1 i dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit diktatorial. Të gjitha ekspozitat janë ngritur në bunkerin e diktatorit Hoxha në periferi të Tiranës.

Orari: Nga e mërkura në të diel, ora 09:00-16:00

Biletat: Biletë individuale 500 lekë; Biletë e reduktuar 300 lekë (pensionistë, studentë, fëmijë deri në 16 vjeç)

Adresa: Rruga “Fadil Deliu” (pranë teleferikut), Tiranë

Bunk’Art 2

Bunk’Art 2 në qendër të Tiranës rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri që nga viti 1912 deri në 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit të shtetit, policisë dhe gjithë strukturën e regjimit të Enver Hoxhës.

Orari: Nga e hëna në të dielë, ora 09:00-18:00

Biletat: Biletë individuale 500 lekë; Biletë e reduktuar 300 lekë (pensionistë, studentë, fëmijë deri në 16 vjeç)

Adresa: Rruga “Abdi Toptani”, Tiranë

 Shtëpia me Gjethe

"Shtëpia e Gjetheve", që prej majit të 2017-s është kthyer në muzeun që përkujton dhe i rrëfen brezave të rinj dhe turistëve periudhën më të errët të vendit tonë. Dikur kjo godinë shërbeu për të strehuar për pak kohë Gestapon dhe gjithashtu ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944–1991. Sot, "Shtëpia e Gjetheve" përkujton dhunën dhe terrorin psikologjik që njerëzit  përjetuan gjatë regjimit komunist.

Orari: Nga e hëna në të diel, 09:00-19:30

Biletat: Biletë individuale 700 lekë; Biletë e reduktuar 350 lekë (pensionistë, ish të përndjekur politikë, veteranët e luftës, jetimët); Biletë familjare (dy ose më shumë vetë) 300 lekë; Biletë për studentët 210 lekë.

Adresa: Godina përballë kishës Ortodokse, Tiranë

Shtëpia studio Kadare

Interesante për t’u vizituar është edhe Shtëpia Studio Kadare, ku krijohet një ide për punën e Kadaresë gjatë dhe pas regjimit komunist.

Orari:  Nga e marta në të shtunë 09:00-19.00, e diel 10:00-17:00, e hëna pushim

Biletat: Biletë individuale 500 lekë; Biletë grupi (mbi 10 vetë) 300 lekë; Biletë familjarë (dy ose më shumë) 250 lekë; Biletë e reduktuar (pensionistë, veteranë, invalidë, ish të përndjekur 100 lekë; Biletë për studentët 80 lekë.

Adresa: Rruga e Dibrës, Pll.85, Shk.1, Kati i tretë/ Anabel.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur