6 vite rropatje, muzeu i Shpellës së Pëllumbasit mbetet projekt në letër, Qiriazi: Vlera të tilla Evropa i ekspozon, ministritë tona i refuzojnë

Prej më shumë se dy dekadash, studiuesi Perikli Qirjazi, tenton të ndjekë shembujt evropianë e të forcojë pikat e atraksionit turistik, duke bërë pjese të saj, edhe elementë  me vlera të rralla natyrore e historike, siç janë shpellat karstike.

“Në fillim kur u prezantonim një ide të tillë na thoshin ikni se ne nuk merremi me vrimat, Shqipëria ka shumë vrima, por më pas u arrit që të formohej bindja se edhe shpellat kanë vlera. Duhet ditur se është një pasuri e tërë që fle, në një kohë që mund të shfrytëzohej dhe të ishte fitimprurëse!”, thotë studiuesi Perikli Qiriazi.

E gjendur në juglindje të Tiranës, kthimin e Shpellës së Zezë të Pëllumbasit , në një Muze e kërkon prej vitesh, por mbetet ende një projekt në letër.

“Në vitet 2015-2016 ne e filluam dhe gjetëm edhe mbështetje nga Ministria e Turizmit,  Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan,. Filloi mbarë, bëmë rikualifikimin fshatit Pëllumbas, që u bë një gjë shumë e mirë dhe u përgatit skicë-ideja me gjithë elementët përbërës për ta kthyer shpellën në të vizitueshme. Pra duke nisur nga parkingu ,rruga me mjete rrethanore, komode, që mund të aksesonin dhe njerëzit me aftësi të kufizuara fizike, dhe deri tek infrastruktura brenda në shpellë. Një ide shumë interesante që do ta vinte këtë shpellë në shërbim të zhvillimit. Ndërkohë që do të fillonte faza e dytë, që do të ishte pikërisht kjo iu ndërpre mbështetja financiare pa na dhënë asnjë shpjegim pse u la kjo punë”, thotë Qiriazi.

360 m e gjatë, e thuajse horizontale, çka lehtëson krijimin e infrastrukturës së duhur, janë dy shkaqet kryesore që kjo shpellë, duhet të kthehet në muze.

“Nuk është as më e bukura as më e madhja, ajo ka dy vlera të veçanta, sepse në të ka jetuar ariu i shpellave nga 10 mijë deri në 400 mijë vjet më përpara. Janë të rralla shpellat në botë që kanë një vlerë të tillë. Janë shumë të rralla! Në Evropë por edhe në botë. Dhe aty ku gjenden, janë kthyer në muze jashtëzakonisht të vizituar nga turistët. Në të njëjtën kohë në këtë shpellë janë gjetur edhe mbetje të kulturës humane. Të periudhës neolitike deri në fillim të mesjetës së hershme”, shton më tej studiuesi.

Koncepti është gati, me përshtatjen e infrastrukturës, si dhe sallat me arinjtë  e njerëzit e hershëm manekinë që ngrohen pas zjarrit, por mungon financimi.

“Nëse do të zbatohej projekti, të gjithë kompleksin e Pëllumbasit ku ndodhet Shpella e Zezë, do ta kthejmë në një kompleks turistik, për të vazhduar më tej në drejtim të Shën Gjergjit. Një korridor i madh formohet kështu me vlera të jashtëzakonshme. Unë kam mbi 20 vjet që merrem me atë projekt. Dhe nëse nuk do të arrij ta vendos në zbatim që kjo shpellë të shfrytëzohet siç i shfrytëzon e gjithë bota mrekulli të tilla të natyrës do të më mbetet peng . Do të më mbetet shumë peng! “, shprehet më tej ai.

Ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, vijojnë të shmangin mbështetjen, teksa justifikimet ndërrohen, vit pas viti.

“Ne vazhdojmë të trokasim... na thonë jo pandemia, jo problemet e luftës në Ukrainë. Padyshim këto janë probleme, por këto probleme kapërcehen pikërisht duke gjetur mundësi punësimi të njerëzve, mundësi për t’i kthyer pasuritë tona në hapa konkretë zhvillimi”...

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albin: 20/05/2022 18:42

    Aman i shoku Perikli. Te kemi rixha. Lere mos e hap kete muhabet se do e perlaje ndonje kriminel strategjim kete shpellen. Me mire ashtu dhe ta ruje perendia sesa ta shkaterroje hajnia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë