Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e grantit nr. TF0D2226 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për përgatitjen e projektit “Për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik”.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Marrëveshja parashikon dhënien e një granti që do të përdoret për përgatitjen e projektit, duke financuar fazën paraprake të tij. Kjo fazë përfshin hartimin dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit të zhvillimit të integruar të ekosistemit turistik.
Vendimi i plotë
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF0D2226, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PËRGATITJEN E PROJEKTIT “PËR ZHVILLIMIN E INTEGRUAR TË EKOSISTEMIT TURISTIK” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes së grantit nr.TF0D2226, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për përgatitjen e projektit “Për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.







Komente
Komento