Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t’i shtohet edhe një tjetër statuje monumentale, në qytetin e Lezhës. Pas 6 vitesh pritje, vepra e skulptorit Ardian Pepa do të dalë nga magazina dhe do të vendoset në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.
Bashkia e Lezhës synon që shtatorja të jetë vendosur deri më 2 mars, datë që përkon me 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.
Shtatorja e Gjegj Kastriotit ishte planifikuar të vendosej në vitin 2019 në sheshin që mban emrin e heroit, por u bë pengesë Ministria e Kulturës, pasi zona në fjalë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk lejoheshin punime.

Komente

