60 pallate të pabanueshëm në Laç nga tërmeti, 7 u shembën, vijon pastrimi i zonës nga inertet

Në qytetin e Laçit po punohet përgjatë 24 orëve për largimin e inerteve pas shembjes së 7 pallateve të cilët u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Një numër i konsiderueshëm mjetesh të bashkisë së Kurbinit dhe firmave private janë angazhuar për pastrimin e zonës cila është kthyer në një gërmadhë.

Inertet po dërgohen në zonën e Porto Romanos në Durrës, ndërsa synohet që ky proces të përfundojë brenda javës që vjen. Në qytetin e Laçit janë shpallur të pabanueshëm 60 pallate të cilët kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Deri më tani vetëm 7 prej tyre janë shembur, ndërsa për të tjerët ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Burime nga Bashkia e Kurbinit bëjnë me dije se objektet e dëmtuara po verifikohen sërish nga ekspertë më të specializuar të cilët do të thonë fjalen e fundit se si do të veprohet me këto godina. Në pallatet të cilat do vendoset për rikonstruksion do të nisë puna menjëherë ndërtesa e tjera do shemben plotësisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen