600 ish të përndjekurit që kanë 3
muaj afat për të dorëzuar dokumentet
PDF/Lista e plotë me 600 emra

600 ish të përndjekurit që kanë 3<br />muaj afat për të dorëzuar dokumentet<br />PDF/Lista e plotë me 600 emra
Ministria e Financave ka publikuar listën e ish të përndjekurve politik të cilët duhet të dorëzojnë dokumentat Brenda një afati prej 3 muajsh. Sipas financave janë 600 ish të përndjekur që futen te kategoria e trashgimtarëve dhe që duhet të dorëzojnë dokumentat, në të kundërt humbasin këstin e dytë.

Të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë dhe të parë për trashëgimtarët,  duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara  në aktet nënligjore, brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës.

Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim.

Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit.

Dokumentacioni që duhet të dërgohen  në Ministrinë e Financave, për shpërndarjen e këstit të dytë janë:
1.Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, ( dokumenti bankar i vitit 2015).
2.Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. 
Pagesat e këstit të dytë, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar për pagesën e këstit të parë, kur nuk ka:
1.kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët.
2.nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.
3.nuk ka revokim të prokurës së posaçme.
Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kontestojnë ose ka ndryshime të statusit, nuk jetojnë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, janë ato të trajtuara në materialin me titull: Dokumentat që duhen dërguar për pagesën e dëmshpërblimit  për trashëgimtarët.
Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë:
1.Revokimi i prokurës, originale,
2.Nr. Llogarie bankare në Lekë për çdo trashëgimtar,
3.Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaporte ) për çdo trashëgimtar.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar