600 pako me ushqime në
zonat e përmbytura në Shkodër

600 pako me ushqime në<br />zonat e përmbytura në Shkodër<br>
Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë 600 pako me ushqime në zonat e përmbytura në Shkodër. Ushqimet pritet që të mbërrijnë pasditen e sotme, ndërsa po transportohen nga Komanda Mbështetëse e FA. 20 ushtarë të FA, 5 mjete dhe 2 varka ndodhen në fshatin Obot të Shkodrës për të ndihmuar banorët që të lëviznin, pasi niveli i ujit e bën të pamundur.

Deri tani janë transportuar 86 banorë, nga këta 30 nxënës shkolle, 56 banorë dhe 10 pako ushqimore në fshatin Obot, Njësia Ana e Malit. Nga batalioni i Mbështetjes Rajonle në Tiranë po nisen në përforcim dhe 2 mjete e 2 varka.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut