Përgatitja për sezonin e ri turistik ka nisur tashmë dhe ekipet e punës janë në terren për pastrimin.
Kryeministri Rama ka ndarë një video nga pastrimi i bregdetit dhe i parkut të madh natyror në Katundit të Ri në Durrës. Njëkohësisht po vijon edhe plugimi i rërës.
Rreth 600 persona kanë marrë pjesë në një aksion të gjerë pastrimi për zonën e bregdetit Nartë–Zvërnec, të organizuar nga prefektura e qarkut të Vlorës. Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi, thotë se aksioni i iniciuar nga Ministria e Mjedisit ka për qëllim që të tilla nisma të vazhdojnë dhe të shtrihen në çdo periudhë të vitit në të gjithë qarkun e Vlorës. Sipas Allushit, ky aksion vjen në prag të çeljes së sezonit veror dhe synon të ndërgjegjësojë qytetarët për të mbajtur pastër bregdetin, mjedisin dhe ambientin ku jetojnë.
“Ne duam që iniciativa të tilla t’i vijojmë dhe kjo të jetë pararendëse që më pas të vijojmë në zonat e banuara. Duam që të nxisim vullnetarizmin dhe përgjegjshmërinë qytetare. Është duke u zhvilluar ky aksion pastrimi edhe në bashkinë Himarë, edhe në bashkinë Sarandë”, tha prefektja.
Ndërkohë, nga zona e bregdetit Nartë–Zvërnec, por edhe në brendësi të Pyllit të Sodës, janë pastruar këtë të premte me qindra thasë me mbeturina, të cilat janë hedhur në brendësi të Pyllit të Sodës dhe bregdetit nga dora e njeriut.
Aksioni vijon prej 10 ditësh edhe përgjatë vijës bregdetare të Darëzezës dhe Pishporos. Në fazën e parë të ndërhyrjes, puna është përqendruar kryesisht në largimin e mbetjeve plastike dhe inerteve të depozituara përgjatë bregdetit, të cilat janë sjellë nga prurjet e lumenjve Vjosa dhe Seman gjatë periudhës së reshjeve dhe përmbytjeve.
Nga një vijë bregdetare prej rreth 15 kilometrash, deri më tani janë pastruar afro 7 kilometra, ndërsa puna vijon me ritme intensive për të përfunduar në kohë të gjithë segmentin e mbetur.
Një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar në bregdetin e Velipojës, me angazhimin e institucioneve vendore dhe strukturave përgjegjëse për mjedisin.
Gjatë këtij aksioni, Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve për ruajtjen e hapësirave natyrore, ndërsa drejtori i ADZM Shkodër, Agim Dardha, nënvizoi nevojën për ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe kujdes të përditshëm ndaj mjedisit.
"Në kuadrin e fushatës kombëtare të pastrimit të zonave bregdetare, në të gjithë Shqipërinë janë organizuar fushata vullnetare të pastrimit. Ne sot nën koordinimin e Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim mes Prefekturës së Shkodrës, Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Bashkia Shkodër, na janë bashkuar në mënyrë vullnetare dhe sot po pastrojmë grykëderdhjen e Bunës” tha Duda.
“Aksioni për të gjitha plazhet e pastra të Shqipërisë është ndërgjegjësues. Natyra çfarë i japim na jep. Falenderoj institucionet që na u bashkuan që të japim mesazhin për mbrojtjen e natyrës” tha Agim Dardha, Drejtor ADZM Shkodër
Autoritetet bëjnë thirrje që çdo qytetar dhe vizitor të kontribuojë në mbajtjen pastër të bregdetit dhe zonave të mbrojtura, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe një investim për të ardhmen.
Në prag të çeljes së sezonit turistik veror, ka nisur një aksion i gjerë për pastrimin e vijës bregdetare të Darëzezës dhe Pishporos, një ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit në qarkun e Fierit. Ky aksion, i ndërmarrë nga Ndërmarrja e Pastrimit të qytetit të Fierit, ka filluar rreth 10 ditë më parë dhe synon rikthimin e pastërtisë dhe standardeve të nevojshme për një sezon sa më të suksesshëm turistik.
Në fazën e parë të ndërhyrjes, puna është përqendruar kryesisht në largimin e mbetjeve plastike dhe inerteve të depozituara përgjatë bregdetit, të cilat janë sjellë nga prurjet e lumenjve Vjosa dhe Seman gjatë periudhës së reshjeve dhe përmbytjeve. Sasia e konsiderueshme e mbetjeve kishte pushtuar një pjesë të madhe të vijës bregdetare, duke krijuar një situatë problematike për mjedisin dhe turizmin
Gjatë ditës së sotme, aksioni është përforcuar edhe më tej me përfshirjen e forcave të ushtrisë, te cilët me këtë rast ishin veshur sportiv ,nxënësve të shkollave, si dhe punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
“Kemi 10 ditë që e kemi filluar këtë aksion. Ky aksion konsiston në dy faza, faza e parë ka përfunduar, pastrimi i gjithë vijës bregdetare nga Darëzeza deri në Pishporo, nga plastika, plehrat, e mbetje të ndryshe që kanë ardhur. Janë depozituar në landfill. Tani po vazhdojmë me heqjen e druve dhe gjithë pjesa e mbetur përfundon brenda 10 ditëve. E gjithë vija bregdetare është diku te 15 km. Kemi përfunduar 8 km dhe na kanë ngelur dhe 7 km. Sot na kanë ardhur në ndihmë dhe forcat e ushtrisë”, tha Oldi Reseli, inspektor i Ndërmarrjes së Pastrimit.
Nga një vijë bregdetare prej rreth 15 kilometrash, deri më tani janë pastruar afro 7 kilometra, ndërsa puna vijon me ritme intensive për të përfunduar në kohë të gjithë segmentin e mbetur. Darëzeza dhe Pishporo pritet të jenë këtë sezon veror më të pastra dhe më mikpritëse se kurrë, duke ofruar kushte më të mira për të gjithë ata që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë bregdetit të Fierit.
Komente












BRAVO...KETYRE AKTIVIISTEVE.....KJO NISME TE MOS MBAROJE VETEM NE BREGDET..TE SHTRIHET NE CDO QYTET E FSHAT....POR DHE POPULLI TE MOS HEDHE LETRA E SHISHE NE TOKE....te vendosen gjoba....
PërgjigjuNuk do ishte keq që të gjitha shkollat e republikës në këtë periudhë të bënin punë vullnetare e kombinuar edhe me eksursion. Psh. Të shkojnë në një qytet tjetër për 2-3 ditë dhe nga këto të bëhen 3-4 orë punë vullnetarenë ditë. Dhe kështu edhe realizohet një ekskursion me shoqërinë edhe pastrohet por mbi të gjitha edhe edukohen me ambjentin e pastër dhe me kontributin e gjithësecilit për të mirën e shoqërisë. P. S. Vetëkuptohet që shpenzimet të mbulohen nga shteti..
Përgjigju