Qeveria ka bërë më dije se Komisioni Europian ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.
“Edhe një herë mbështetja e Bashkimit Europian për vendin tonë është e hapur duke financuar një tjetër projekt të rëndësishëm, për Shqipërinë, por edhe rajonin”, njoftoi ministria e Infrastrukturës.
Vlera totale e këtij investim shkon në 120 541 665 euro.
Segmenti hekurudhor Durrës-Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, e cila parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut (në fshatin Lin).
Projekti përfshin zgjerimin e trasesë nga Shkozeti në Rrogozhinë, në një gjatësi prej 33.1 km, si dhe ndërtimin e urave të reja në përputhje me standardet europiane dhe kushtet gjeologjike-inxhinierike e sizmologjike të zonës së projektit.
Lajm në përditësim...
-
Eshte grant,nuk eshte hua,nuk do te paguani asnje cent,vetem te mos i vjedhin uroj!
Përgjigju -
Po mire more te hurit e te litarit... Po hekurudhen Tirane - Durres kur do ta ndertoni?!! E me sakte, ajo ka qene ne rregull, e bukur e funksionale dhe plehrat e prishen... Asnje kryeqytet ne te gjithe Boten nuk eshte si Tirana, pa stacion hekurudhor e pa hekurudhe...
Përgjigju -
Po po se i vjedhin kto tonet wne kur tvi KE do gjej tek vagon te lodh leket e tjera do blen makina ministrat sic ben me leket e bujqesis hahahaha
Përgjigju -
Besoj ne 2040 mbaron mesa shikohet ritmi punimit te hekurudhave
Përgjigju -
Me prioritet eshte hekurudha Tirane-Elbadan. Per cdare na duhet hekurudha Durres -Rrogozhine. Per te shkuar ne Vlore duhet care nje tunel i ri nga Tirana pa kaluar ne Durres.
Përgjigju -
Futu ne YOUTUBE dhe shikjojeni kur vishin fondet nga Evropa per ndertimin e hekurudhes dhe Lul Basha bashk me ata plehnat Boden e me LSI-n e leshit nuk pranojshin me u marr me hekurudhen ne nje koh qe ekzistojn ne tana shtetet edhe ne Kosove dhe asht nje udhtim i sigurt dhe komod per shtresat e varfna.Ky asht nje superlajm kur ata japin lekun dhe ti nderton edhe hekurudha elektrike nuk e di se ku asht e keqja itu?
Përgjigju -
Nuk keni ber asnje veper indistriale por jeni duke na mbytur ne borxhe te ata k*rvat europiane qe jane si hienat , te japin nje dhe te marin pese . Nuk eshte bere asgje per industrializimin dhe zhvillimin e vendit nga keta bandite politikane por vetem eshte vjedhur dhe grabitur ky vend nen mbikqyrjen amerikane dhe europiane
Përgjigju -
vazhdon europa te na ngopi ne borxhe me interes super te larte, vazhdon shqiperia te zhytet keq e me keq neper borxhe qe as 8 breza nuk do arrijne qe ti lajne.
Përgjigju






Komente
Komento