Në një kohë kur në vendin tonë sot u protestua për të 7 ditë me radhë kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama ka publikuar faturën e energjisë së një emigranti në Itali që nuk ka paguar pak, por 625 euro.
Kryeministri shkruan se foto e kësaj fature, bashkë me një mesazh, i janë dërguar nga vetë emigranti që jeton në Firenze emrin e të cilit nuk e bën publik.
Në mesazhin e tij, emigranti shkruan se në Itali faturat e energjisë elektrike po i shkojnë gjithnjë e më të larta, teksa thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka verifikuar se në Shqipëri çmimi nuk është rritur. Ai tregon se merr vetëm 1500 euro në muaj, para me të cilat mban 3 vajzat në shkollë.
"Zoti Kryeministër! E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca janë të futur, ruani qetësinë me ta, kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim. Po ju nis faturën e familjes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qira këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S'dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë", thuhet në mesazhin e publikuar nga Rama.
Shqipëria, sikurse shumë vende të tjera në Europë e botë po përballen me një rritje të çmimeve, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
K.Ministri e harxhon kohen me mesazhe faturash ,eshte katandisur me keq se Sali Berisha.Krahasoni inteligjencen e K.M te Italis me kete tonin ,si drita me erresiren.
PërgjigjuOre po ca bordi mbledh ti more po blloko ore te derat e institucioneve qe tallin trapin cdo vit blejne karrige e kolltuqe e nderrojne kompjuterat! Dhe ne te vertet asgje vjedhin drejtoret pederasta te ketij sistemi! Atij Arlind Gjokutaj te Financave thuaj ti kontrolloje ndonjeher shoket e vetw drejtore se shume dore te lire te vjedhin u ka lene! Jo per gje po do ja hedhin celsat ne det se ne ven qe te cojne makinat e punes ne servis cojne makinat e familjes! Doni me per belulin? Shihemi neser prape...me te reja plot me hajduter klasik, O Ram mblidh menjen ndryshe....
PërgjigjuPo paske qene ka....fare
PërgjigjuKy eshte argument shume i forte qe Rames i eshte keput filli nga realiteti, sepse ia bejne mendjen pordhe analistet dhe perverset e partise. O Rama, ai kollodoku ne Itali e mban 24 ore per 24 ngrohjen dhe normal qe do i vije 600 euro fatura. Provoje njehere ne Shqiperi dhe flasim. Ketu ne po e mbajme vetem 5 ore dhe po rrime dhe fleme me xhupa po na vjen fatura 100 euro. Ke shkuar per lesh qe kur more peng Lulin. Te kapi virusi i tabeles se shumezimit te Lul amerikanit.
Përgjigjue ke ba si ai miku qe thoshte : qytetari dixhital....
Përgjigju