-
Skandali me mikrokreditë, vetëvritet Olsi Ibro, burri i pronares së Micro Credit Albania! Përflitej si pjesë e skemës së mashtrimit! U hodh nga një pallat në ndërtim në Tiranë
Olsi Ibro, 45-vjeç, i përfolur si i përfshirë në skandalin me mikrokreditë, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm (20 korrik) duke u vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën 'Ramazan Shijaku' në Tiranë. Olsi Ibro, është bashkëshorti i Elda Ibro, pronare e Micro Credit Albania
20 Korrik 2024, 10:10 -
I sekuestruan vreshtin për të cilin mori kredi, Sejko: Pal Trashaj u ankua dhe te ne, por nuk ndërhynim dot!
Guvernatori Gent Sejko tha se Pal Trashaj ishte ankuar edhe në bankën e Shqipërisë edhe tek Ministri i Drejtësisë për mashtrimin me mikrokreditë dhe që përmbarimi i kishte bllokuar pronën për të cilën kishte marrë borxh, por shtoi se përsakohë kishte një vendim gjykatë, nuk mund të ndërhyhej.
19 Korrik 2024, 12:55 -
U vetëvra para SPAK, Në kuvend debat për Pal Trashaj, Bardhi: Guvernatori i BSH ka përgjegjësi ligjore! Shalsi: Po e përdorni politikisht! Braçe: Borxhi nuk shlyhet pa u paguar
Ndërsa familjarët i dhanë sot lamtumira e fundit, Pal Trashajn, 63-vjeçarit i cili piu fostoksinë para SPAK ku kishte shkuar për të gjetur drejtësi për mashtrimin me mikrokreditë, vdekja e tij u bë objekt debati në Kuvend.
4 Korrik 2024, 17:42 -
U vetëvra para SPAK, flet i biri i Pal Trashajt: Më bllokuan dhe mua minimumin jetik! Tregon telefonatën e fundit të të atit: Mora fostoksinë se s'po gjej drejtësi
Gledis, është djali i Pal Trashajt I cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK. Ai thotë se babai e kishte marrë kredinë për të rinovuar shtëpinë.
3 Korrik 2024, 09:14 -
Piu fostokosinë para SPAK, vdes në spital 63-vjeçari nga Lezha! Kalvari me kredinë, banka s’i llogariti 6 këste! Borxhi 900 mijë lekë të vjetra iu kthye në 4.8 mln! I bllokuan pasurinë
Pas më pak se 20 orësh në spital, ka ndërruar jetë mëngjesin e të mërkurës Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fostoksinë para SPAK, për shkak të kalvarit si viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë. Incidenti u shënua mesditën e së martës, ndërsa Pal Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes ndaj tij nga ata që i quante bandë hajdutësh.
3 Korrik 2024, 07:59 -
Tentoi t’i japë fund jetës para SPAK, 63 -vjeçari rëndë në QSUT! Për kredinë 76 mijë lekë të reja i bllokuan shtëpinë, tokën, makinën e pagën! Prokuroria e Posaçme: Kërkoi takim me një hetues (VIDEO)
Incidenti u shënua mesditën e së martës para godinës së SPAK. Pal Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij. Ai pretendon se kredinë e ka shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.
2 Korrik 2024, 17:05 -
30 objekte të trashëgimisë kulturore në Lezhë në degradim, historiani Trashaj: Asnjë vëmendje në 3 dekada, po humbin historinë
Mbetur prej 3 dekadash në gjendje të mjerueshme janë mbi 30 objekte të trashëgimisë kulture mes tyre kisha mbi 100 vjeçare që rrezikojnë të humbasin identitetin e tyre për shkak të mungesës së vëmendjes nga institucionet vendore
18 Maj 2023, 17:26