Masa drastike paralajmëron Administrata Tatimore ndaj subjekteve që nuk shlyejnë në kohë detyrimet e tyre.

“Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve”, thuhet në njoftim.

Rasti i fundit është i një subjekti që nuk ka shlyer 6.4 milionë euro detyrime tatimore, të cilit i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.

Administrata Tatimore iu bën thirrje bizneseve që të shlyejnë detyrimet, për të shmangur masat shtrënguese (gjoba, bllokim llogarish, sekuestro).

Kontrollet, siç shpjegojnë tatimet, do të përfshijnë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, periudha e fundit kohore e përfshirë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

Ndaj çdo detyrim që lind, pas këtij afati duhet paguar në kohë nga tatimpaguesit.

Më konkretisht, ligji i fshirjes/shuarjes së borxheve, synon fshirjen automatike të detyrimeve të krijuara deri në 31 dhjetor 2014, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ndërsa borxhet më të reja 2015-2024, falen pjesërisht, me kushtin që një pjesë e detyrimit të paguhet.

Duke nisur nga data 10 qershor 2026, do të falet 50% e detyrimet të krijuar brenda viteve 2015–2019, nëse paguhen deri më 30 qershor gjysma e borxhit. Nëse pagesa bëhet me këste, deri në fund të dhjetorit 2026, do të falet vetëm 25 përqind e detyrimit. Por në të dyja rastet falen gjobat e kamatat e tyre.

Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, përfitojnë vetëm falje të gjobave dhe kamatave, nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026.

P.J/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbeni: 30/05/2026 12:13

    Mendoj se administrata tatimore dhe Ministria e Financave nga varen tatimet nuk duhet t’i toleroj këta maskarenj që abuzijnë me detyrimet shtetërore.Këta borxhëlinj përveçëse bëjnë evazion fiskal duke mos dhënë fatura tatimore,nuk paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre duke i lënë pa pensione pleqërie,mbajnë punëtorë të paregjistruar duke paguar me kesh.Pra këta biznesmenë leshi kërkojnë vetëm të zhvasin para nga tenderat,vetëm të fitojnë për veten e tyre duke shpërfillur me dashje detyrimet që kanë ndaj shtetit.Tatimet nuk duhet t’i presin kaq gjatë këto hiena që nuk paguajn taksat në shtet.Një shtet mbahet në këmbë nga taksat .Me ato taksa ndërtohen rrugë,ujsjellësa,shkolla,kopështe,çerdhe,spitale,paguhen policët,ushtria,prokutotitë,gjykatat e gjithë administrata e korruptuar shtetërore gjer tek nëpunësi i kadastrës që i kanë bër çorap pronat e qytetarëve.Ju zotërinj të tatimeve jeni bashkpunëtor me këta biznesmenë që nuk paguajnë taksat duke mos vepruar në kohë për vjeljen e tatimeve e taksave,sepse jeni të korruptuar.Nqse një biznes nuk paguan detyrimet t’i konfiskohet pasuria dhe biznesi t’i mbyllet,ndryshe ata nuk zënë mënd.Bëjini dhëmbull disa prej tyre në mënyrë që të tjetët t’i thërrasin mëndjes e mos të bëjnë shakara me ligjet e shtetit.Nqse nuk e menaxhon në mënyrë të suksesëshme biznesin që ke hapur shpall falimentin e ik pirdhu.Nuk është e drejtë të falen 2 miliard Euro këtyre mashtruesve.Me 1/4 e këtyre parave mund të ndërtohej hekurudha që do na lidhte me Kosovën.Nuk duhej të shkonin për lesh një shumë kaq e madhe parash ngaqë disa biznese mashtruese duan vetëm të fitojnë.Nuk duhet të përsëritet më një gjë e till,sepse ka qytete e fshatra që nuk kanë ujë të pijshëm,rrugë e rrjet elektrik të amortizuar me moshë rreth 60 vjeçare.Nuk ua kemi borxh dhe ju që vilni këto tatime bëni punën tuaj dhe zbatoni ligjin e shtetit,jo ligjin e xhepit tuaj.

    Përgjigju
  • Ceni: 29/05/2026 12:46

    Ka dhe ndjekje administrative e penale, veç shlyerjes se detyrimit tatimor. Mos u bani merak çuna.

    Përgjigju
  • Etrit: 29/05/2026 12:24

    Po keta tallen me popullin, keto makina nuk bejne as per skrap, e kane lene legenat pa paguar 6.4 mio euro se normal kane marre gjysmat vete, tani dalin dhe bllokojne 4000 euro makina per skrap...

    Përgjigju
  • makinat: 29/05/2026 11:37

    makina te kalburat hahah futja kot gjasme sikur cbejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Maj, 09:19

    Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësim, a do realizohet objektivi BE 2030?