Ministri i Drejtësisë, Gogu, u kërkoi sot deputetëve në seancë plenare të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën. Me ratifikimin, Shqipëria bëhet shteti i dhjetë që e miraton këtë mekanizëm. Që ai të hyjë në fuqi duhen 25 shtete.

Sipas ministrit, në Regjistrin e Dëmeve janë depozituar rreth 65.000 kërkesa, të cilat Komisioni do t'i shqyrtojë dhe do të caktojë kompensimin. "Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi", tha Gogu. Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një kontribut financiar vjetor, i cili mund të kërkohet më pas nga Federata Ruse.

Ministri komentoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të shpallur dje në Hagë. Ai tha se vendimi u prit "me zhgënjim të thellë". Gogu theksoi se apeli është rruga e duhur për çdo kundërshtim dhe se lufta e UÇK-së "ishte luftë çlirimtare, e drejtë, e domosdoshme".

"Ne nuk e mbështesim drejtësinë ndërkombëtare vetëm kur vendimet na pëlqejnë. Por as nuk heshtim kur na zhgënjejnë", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD që të mos votohet drafti për pagat e magjistratëve, Balla: Hipokrizi! S'ka komision hetimor për 'Kayo'