65-vjeçari Zija Saraçi
konkurron në Itali me të rinjtë

65-vjeçari Zija Saraçi<br />konkurron në Itali me të rinjtë
Zija Saraçi, këngëtari i mirënjohur i viteve 1970-1980, është bërë pjesë e jetës artistike të Italisë. Këngëtari që u bë i njohur në Shqipëri me “Këngën e marinarit” do të jetë pjesëmarrës mes 9800 konkurrentëve më të rinj në moshë të Festivalit të Castrocaros me dy këngë të njohura italiane, si dhe me kompozimin e tij “Valentina”.

Ndërsa ka mbushur 65 vjeç, këngëtari durrsak, i cili jeton prej vitesh në Firence, thotë se ka pasur një sezon artistik mjaft të ngarkuar. Zija Saraçi është bërë pjesëmarrës në dy evenimente të mëdha të talenteve të rinj në Saint Vincent dhe në Castrocaro Festival.

Një muaj më parë, kantautori shqiptar është përballur me dëgjuesit napoletanë, duke fituar admirimin e tyre. Interpretimi i këngëve “No, non crederle” dhe napoletanes “I’t vurria vassa” në koncertin kualifikues të Castrocaro Festival, që u organizua në Ottaviano (Napoli) u duartrokit gjatë nga publiku, por Saraçi është penalizuar nga juria vetëm për shkak të moshës.

Artisti durrsak mori pjesë në fazën finale të Festivalit të këngës “Saint Vincent”, në Itali. Sidoqoftë, edhe këtë vit Saraçi është ftuar të jetë pjesë e turit muzikor kombëtar italian, “Tourmusicfest – 2013” në Romë, pasi e ka fituar këtë të drejtë dy muaj më parë në konkurrimin e zhvilluar në Ripoli (Firence).

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj