SHKODER - Apelet e artistëve dhe qytetarëve shkodranë për të ndërhyrë më qëllim shmangien e degradimit në teatrin “Migjeni” kanë filluar të japin impaktet e para.
Për ta prekur nga afër këtë realitet dhe për të dhënë sinjalin e parë pozitiv të ndërhyrjes në këtë institucion të madh të artit e kulturës, ishin sot në Shkodër përfaqësues të ministrisë së kulturës dhe monumenteve të kulturës.
Zv/ ministri i kulturës Zef Cuni deklaroi se Bashkia Shkodër nuk ka sjelle deri me sot asnjë projekt në këtë dikaster.
Mjeshtri i madh Zef Deda uroi që kjo ardhje të mos jetë vetëm për fushatë, duke e lidhur këtë me periudhën parazgjedhore.
Në fund delegacioni u takua edhe me kryetarin e bashkisë ku diskutuan alternativat e ndërhyrjes. Sivjet ky teatër feston 65 vjetorin e krijimit të tij. Skandali i sistemit elektrik të teatrit dhe gjendja në të cilën ai ndodhet prej 24 vitesh pa asnjë investim serioz u bë publike pak javë më parë edhe nga A1 Report.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO