Mbi 80 të vdekur, raketa dhe flakë e tym në Lindjen e Mesme! Çfarë ndodhi 6 ditët e fundit në konfliktin Izrael-Palestinë?

TIRANË- Prej vitesh konflikti në Izrael dhe Palestinë nuk kishte qënë në këtë fazë, por tensioni ka qenë gjithmonë atje. Historia mund të shkojë në dekada dhe mijëvjeçarë më parë, por ky shpërthim I ka rrënjët në shpërthim në vite të gjata të mosbesimit dhe zemërimit.

Edhe pse shkaku i tij kësaj here, është vetëm disa ditë më parë. Pikërisht e Premtja e fundit e Ramazanit. 70,000 adhurues palestinezë, ishin mbledhur në vendin më të shenjtë për myslimanët në Xhaminë Al-Aqsa të Jeruzalemit. Tensionet ishin të larta lidhur me kufizimet e vendosura nga zyrtarët izraelitë ndaj palestinezëve që përpiqen të vizitonin vendin e shenjtë gjatë Ramazanit dhe pas kërcënimit për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin lindor.

Një numër i madh i policisë izraelite u vendos në zonë dhe video të shumta nga vendi I ngjarjes tregojnë palestinezët të hedhin karrige, këpucë dhe gurë në drejtim të policisë  ndërsa policia qëllon me plumba gome, gaz lotsjellës. Të paktën 205 palestinezë u plagosën, me më shumë se 85 të shtruar në spitale. Rreth 17 oficerë izraelitë u plagosën dhe gjashtë kërkojnë trajtim mjekësor.

E shtunë 8 maj
Në Jeruzalemin lindor, policia kufitare patrullon gjatë gjithë kohës në pritje të trazirave. Jashtë Portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër, protestuesit nuk pushonin së hedhuri shishe uji dhe gurë ndaj policisë. Ata ndezin zjarre dhe shkatërrojnë barrikadat e policisë me konfrontime që vazhdojnë në natën më të shenjtë të Ramazanit. Policia u përgjigj me granata goditëse dhe me ujë dhe u pasua me përplasje edhe më të dhunshme gjatë ditës. Me 8 maj pati arrestime të shumta. Të paktën 100 palestinezë u plagosën ditën më të shenjtë për muslimanët.

E diel 9 maj

Të dielën e 9 majit autoritetet izraelite deklaruan se militantët palestinezë në Rripin e Gazës qëlluan me një raketë Izraelin. Raketë e cila ra në një zonë të zbrazët, duke shkaktuar pak dëme, por duke paralajmëruar për tensione të mëtejshme.  Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Izraeli inicioi një sulm kundër një reparti ushtarak të Hamasit në Gaza. Përplasjet në kufi vazhduan gjatë gjithë së Dielë dhe në orët e para të së hënës. Palestinezët filluan goditjet dhe grupet militante po përgatiteshin të hidhnin më shumë raketa drejt Izraelit. Ndërsa bie nata, konfrontimet midis protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite filluan sërish në Jeruzalem. Studentët arabë u përplasen me policinë në Universitetin Hebraik të Izraelit.

E hëna 10 maj
E hëna shënonte Ditën e Jeruzalemit, një festë izraelite e aneksimit të Jeruzalemit lindor në 1967. Izraeli e pretendon Jeruzalemin si kryeqytetin e tij dhe palestinezët në anën tjetër e pretendojnë Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e shtetit të ardhshëm. Ky është një nga faktorët kryesorë që ka kontribuar në dekadat e konfliktit. Protestuesit u mblodhën herët në mëngjes në Xhaminë Al-Aqsa. Ata i bllokuan portat në vendin e shenjtë.

Rreth orës 7 të mëngjesit, shpërtheu dhuna. Policia përdori gaz lotësjellës, plumba gome dhe granata kundër protestuesve dhe demonstruesit hodhën në drejtim të tyre gurë. Përleshja nga jashtë u zhvendos brenda xhamisë. Aty pranë, izraelitët pranë Murit Perëndimor janë qëlluar me gurë nga protestuesit palestinezë. Me kalimin e orëve dhuna përshkallëzohet. Izraeli thotë të paktën 150 raketa u lëshuan nga Hamasi në drejtim të Izraelit. Gjashtë raketa drejtohen në Jeruzalem, me një që bie në periferi të perëndimit të qytetit. Izraeli, kundërpërgjigjet duke dërguar raketa drejt zonave palestineze, shumë prej tyre në veri të Gazës.

Deri në fund të ditës, raportet tregojnë se të paktën 24 palestinezë humbën jetën duke përfshirë nëntë fëmijë. Rreth 700 u lënduan dhe 500 prej tyre u dërguan në  spital. Disa oficerë izraelitë u plagosën dhe një civil izraelit po ashtu nga një raketë anti-tank Gazan.

E Martë, 11 maj
Protestat dhe përplasjet në të dy palët vazhduan në të dy anët.  Luftimet u morën jetën të paktën 28 ​​palestinezëve dhe tre izraelitëve. Gjatë gjithë ditës, Izraeli dërgoi 80 avionë për të bombarduar Gazën. Një kullë 13-katëshe në Gaza goditet dhe shembet dhe Izraelinpretendon se ndërtesa ka lidhje me Hamasin. Situata tensionohet më tutje gjatë lutjeve të mëngjesit dhe Izraeli jep paralajmërime përpara sulmeve.Banorët e kullës dhe njerëzit që jetojnë afër ishin paralajmëruar të evakuojnë zonën rreth një orë para sulmit ajror. Raketat nga Gaza lëshohen vazhdimisht gjatë gjithë ditës dhe sistemi i mbrojtjes anti-raketore në disa rastet dukej I mbingarkuar në disa pika.  Izraeli pretendon se disa raketa po binin dhe po plagosin palestinezët.

Vdekjet e para izraelite ndodhin në qytetin jugor Ashkelon ndërsa dy gra vdiqën në një goditje rakete, ndërkohë që raketat arrijnë deri në Tel Aviv.  Fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Izraelit Ben Gurion ndaluan pasi në afërsi të tij u pikasën disa raketa mbi pistat. Gjatë të martës Hamas lëshoi gjithsej 130 raketa.

E Mërkurë 12 maj
Në orët e para të së mërkurës, Izraeli filloi dhjetëra sulme ajrore. Goditet gjithashtu një kullë banimi dhe komerciale nëntë katëshe, për të cilën Izraeli pretendonte se strehonte zyrat e inteligjencës së Hamasit. Një raketë palestineze vret një arabo-izraelit dhe vajzën e tij adoleshente kur godet shtëpinë e tyre në qytetin e Lod. Hamas po ashtu lëshoi 100 raketa në Beersheba.

Luftimet midis izraelitëve dhe arabëve izraelitë janë parë në një numër vendesh në të gjithë Izraelin si në Lod, Ramle dhe Akër.  Një sinagogë dhe automjete  të shumtë u dogjën. Në Ramle, demonstruesit ultra-nacionalistë hebrenj u filmuan duke sulmuar makina që u përkisnin arabëve, ndërsa në Akër, protestuesit dogjën një restorant dhe hotel në pronësi të hebrenjve. Pjesa më e madhe e popullsisë së Izraelit është hebraike - por rreth 20% janë arabë izraelitë - pasardhës të popullsisë arabe që mbetën pasi u krijua shteti i Izraelit në 1948. Mbi 80 viktima , 17 prej të cilëve fëmijë është bilanci i deritanishëm i 6 ditëve tensione ndërkohë që qindra vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale.  E ndërsa sot besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit, tensionet vazhdojnë duke parashikuar një festë të vështirë për palestinezët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Valë e re sulmesh me raketa pasi komandanti i lartë i Hamasit u vra në sulmet ajrore

Lindja e Mesme po digjet nga tensionet që kanë përfshirë Izraelin dhe Gazën ditët e fundit. Raketa të shumta janë hedhë nga Gaza në drejtim të Izraelit pas vrasjes së komandantit në Hamasit. Nga bombardimet e shumta në rrjetet sociale është postuar momenti i shembjes së një ndërtese 13-katëshe në Gaza, në të cilën ndodheshin zyrat e mediave dhe organizatave të tjera.

Bassem Issa, një nga udhëheqësit më të vjetër të Hamasit, u vra gjatë natës nga forcat izraelite ndërsa vazhdon dhuna më e keqe në rajon që nga lufta e vitit 2014.

Të paktën 83  persona mes të cilëve 17 fëmijë dhe shtatë në Izrael janë vrarë që kur dhuna u ndez të hënën, me Kombet e Bashkuara paralajmërojnë rreziqet e konfliktit të "përshkallëzohen drejt një lufte në shkallë të plotë".

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, por shpresonte që sulmet do të merrnin fund "sa më shpejt " - dhe njoftoi se një i dërguar do të dërgohej në përpjekje për të qetësuar situatën.

Myslimanëve që festojnë Bajramin e Fitërve në rajon u thirrën të luten brenda shtëpive të tyre ose xhamive më të afërta dhe të shmangin qëndrimin jashtë.

Media ruse ka raportuar një zyrtar të Hamasit duke thënë se është i gatshëm të ndalojë luftimet mbi një bazë të përbashkët.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 13/05/2021 16:24

    Ka te drejte te mbroje veten Izraeli ? Sa e padrejte eshte kjo bote ligjin e ben me i forti vret dhe pret por cuditerisht ka te drejte turp i botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen