Paulo Coelho, i cilësuar si alkimisti i fjalës apo edhe si fenomen letrar, sipas të gjitha gjasave duket se është dhe nje nder autorët më të pëlqyer të shekullit. Lexues nga më shumë se 150 vende, pa dallim gjuhe dhe kulture e kanë pranuar tashmë si autorin e tyre sa personal por edhe aq të domosdoshëm në jetën e tyre .
Librat e tij të përkthyer në mbi 60 gjuhë të botës kanë zënë vendet e para pa mëdyshje në listat e librave më të shitura sikundër edhe në temat e diskutimit shoqëror dhe kulturor.
Idetë dhe filozofitë e tij, tematika e librave të këtij shkrimtari përmbledhin pa mëdyshje aspiratat e miliona lexuesve që kërkojnë rrugë të tjera, alternativa të tjera për të kuptuar botën .
Paulo Coelho i cili lindi në gusht të vitit 1947, në një familje të mesme, ( i jati ishte inxhinier dhe e ëma Lygia, shtëpiake) kur ishte shtatë vjeç studioi në kolegjin jezuit San Ignacio të Río de Janeiro, ku urreu natyrën e detyruar të praktikës fetare. Ai nuk e duronte dot faljen dhe as meshën , megjithatë në kolegj ai zbuloi dëshirën e tij të vërtetë : për të qënë shkrimtar.
Shumë shpejt fitoi çmimin e parë letrar në një konkurs poezie. Kur prindërit e tij kërkonin që djali i tyre të bëhej inxhinier, pikërisht kjo shkaktoi tek ai rebelizëm deri në thyerjen e normave familjare.
Sjelljen e tij, i jati e mori si ai të kishte simtoma të një sëmuri mendor . Kur ishe 17 vjeç e shtroi në një hospital psikiatrik , ku dhe iu nënshtrua elektroshokut.
Pak më vonë , Paulo , filloi të lidhej me një grup teatri dhe ti kushtohej gazetarisë . Për shtresën e mesme të asaj epoke, teatri shihej me sy të keq , ndaj dhe prindërit e tij e rishtruan në një spital.
Paulo doli nga spitali akoma më i humbur dhe i mbyllur në botën e tij. Një mjek i familjes zgjidhi këtë problem jo të vogël : Paulo nuk është i çmëndur ; ai duhet të mësojë të përballojë vetë jetën e tij .
Tridhjetë vjet më vonë , Paulo Coelho do të shkruante, "Veronika vendos të vdesë". Sipas fjalëve të Paulos, "Veronika vendos të vdes" u botua në gusht 1998 në Brazil, ndërsa në shtator kishte marrë më shumë se 1.200 e-maile dhe letra që tregonin eksperienca të ngjashme . Në tetor, disa nga temat e trajtuara në libër -depresion , sindrom paniku vetëvrasje - u diskutuan në një seminar kombëtar.
Në 1988, Paulo shkruan një libër shumë të ndryshëm nga i pari : "Alkimisti". Bëhej fjalë për një libër simbolik , një metaforë të jetës ku ai reflekton studimet e tij në alkimi gjatë njëmbëdhjetë vjetëve. Në botimin e parë arriti të shiste vetëm 900 kopje dhe shtëpia botuese vendosi të mos e vazhdonte më botimin.
Por ai nuk do të frikësohej nga kjo; kërkon një shtëpi tjetër botuese Rocco. Në 1990 boton "Brida", dhe ky libër së bashku me Alkimistin shënohet në listat e best sellers. Alkimisti shitet më shumë kopje se çdo libër tjetër në historinë e Brazilit dhe shënohet në Librin Guiness të Rekordeve .
-Shkrimtari brazilian Paulo Coelho , ne vitin 2003, autori me i shitur me librin "Njëmbëdhjetë minuta"
Shkronjësi i "Alkimisti" dhe i një sërë librash të suksesshëm, ka arritur të shesë më shumë se 85 milion libra në të gjithë botën.
Ai u cilësua si autori më i shitur në botë në vitin 2003 me librin "Njëmbëdhjetë minuta" dhe kjo renditje u arrit kur libri nuk ishte botuar ende në SHBA , Japoni dhe në 10 vende të tjera ku u hodh në shitje një vit më vonë .
Por po në vitin 2003, "Alkimisti" zuri vendin e gjashtë në botë për nga shitja,"Zahiri" (2005) zuri vendin e tretë, sipas gazetës amerikane Publishing Trends, mbas "Kodit të Da Vincit" dhe "Ëngjëj dhe Demon", të dy libra të Dan Brown.
'Alkimisti' përkthyer edhe në shqip dhe botuar nga shtëpia botuese "Toena", është konsideruar si një nga fenomenet e letërsisë më të rëndësishme të shekullit të XX, duke zënë vendin eparë me supershitjet e tij në 18 vende dhe duke u shitur deri më sot me 30 milionë kopje .
I pëlqyer nga personalitete të ndryshme si nga Nobeli i letërsisë , Kenzaburo apo nga këngëtarja Madonna (e konsideron si të preferuarin e saj ), Coelho, ka frymëzuar një varg projektesh, si një musical në Japoni dhe vepra të ndryshme teatrore në Francë, Belgjikë , SHBA, Turqi, Itali dhe Zvicër.
Vepra e tij është aktualisht temë e dy sinfonive ( Itali dhe SHBA , ndërsa numuron çmime në Spanjë 2006, SHBA, 2006, Kroaci , 2006, Gjermani 2005, Hungari, 2005, Ukrainë 2004, Angli 2004, Serbi, 2004, Francë 2003, Gjermani 2001, Itali, 2001, Poloni, 2000, Francë 2000, Spanjë 1999 etj.
Paulo Coelho hyri në Librin Guiness të Rekordeve si autori që firmosi më shumë libra në 9 tetor 2003, në Panairin e Librit në Frankfurt. Komuniteti norvegjez ia ka ofruar "Alkimistin", të gjithë funksionarëve të administratës me qëllim stimulimin e një mënyre ndryshe mendimi.
Të paktën në 30 vende "Alkimisti" bën pjesë në kurikulën letrare të shkollave.Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II - të e priti autorin në Vatikan në 1998, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar i dha autorit çmimin më të rëndësishëm : el Cristal Award.
Në mars të vitit 2000, qeveria franceze i dha autorit distinktivën më të shquar : "Chevalier de L'Ordre National de la Legion d'Honneur". Në 2005, Hotel Bristol i vuri emrin Paulo Coelhos një çokollatë të nxehtë me portokall si mirënjohje se ai e kishte përmëndur këtë hotel në librin e tij më të ri Zahiri.
"Buzë lumit Piedra u ula dhe qava", një libër i botuar në vitin 1994 në Brazil, ku ai mban anën e pjesës femërore si si dhe dhe "Shtriga e Portobellos", jane botuar nga shtepia botuese "Toena", e cila ka ekskluzivitetin e botimit të veprave të shkrimtarit të madh .
Por lexuesi shqiptar po përmes kësaj shtëpie botuese ka lexuar disa nga kryeveprat e tij si "Alkimisti" , "Njëmbëdhjetë minutat" "Djalli dhe zonjusha Prym", "Veronika vendos te vdesi" "Mali i pestë" , "Pelegrini i Kompostelës" , "Manuali i luftëratrit të dritës", "Zahiri".
Ndërkohë shkrimtari brazilian, Paolo Coelho, lejoi të lexohej falas në internet një pjesë e romanit të tij,"Shtriga e Portobello", një nga librat me polemizues të këtij autori.
Në librin "Shtriga e Portobello", Coelho vlerësohet si një rrëfimtar që refuzon të shkruajë dhe "një libër tradicional".
Ai shkruan për një seri personazhesh që rrethojnë Athenën, protagonisten dhe që tregojnë për të .
"Unë ia detyroja këtë Athenës. Të rishkruaja historinë e saj. Të shkruaja mitin e saj", shpjegon .
Disa nga personazhet që tregojnë këtë histori mbi dashurinë dhe kërkimin e iluminizmit ,janë Heron Ryan, një gazetar që dashurohet me të në një udhëtim në Transilvani; Andre MCain, një aktore dhe Deidre O" Neill, një nga mësueset e saj që e përshkruan protagonisten si një virgjëreshë, një martire, një të shenjtë dhe një shtrigë "të katërta në të njëjtën kohë".
Athena, e njohur gjithashtu si Sherine apo Shtriga e Portobello, është një nga ato lloj femrash që shpërndan qortim, terheqje dhe mister aty ku ajo kalon .
Një nga pjesët më pikante të librit është dhe përshkrimi i rrethanave të tmerrshme të vdekjes së saj /ATSH/
/Shqiptarja.com