RUSI - Një pensioniste ka rrëfyer në ditarin e saj se ka vrarë të pakën 10 persona në 20 vitet e fundit. Tamara Samsonova, 68 vjeçe, i copëtonte viktimat pasi i vriste.
 
Ajo është arrestuar pas vdekjes së një 79-vjeçareje, të cilën e helmoi pas një zënke. Pensionistja gjithashtu dyshohet se ka vrarë pas një debati dhe një 32-vjeçare me të cilën ndante apartamentin.
 
Nuk është ende e qarta nëse pretendimet në ditarin e saj të shkruar në anglisht, rusisht dhe gjermanisht janë të vërteta apo të sajuara. Në media ajo quhet “Babushak Yaga”, si një personazh në përrallat ruse.

Nëse pretendimet në ditarin e saj janë të vërteta atëherë pensionistja do të jetë një nga vrasëset seriale më të çuditshme në Rusi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)