Në të 69-n ditë para kryeministrisë, protestuesit përsëritën thirrjet për arrestimin e kryeministrit Rama, teksa e rikthyen vëmendjen edhe te deputetja Belinda Balluku.
“Rama në burg, Belinda në burg! Mos ta harrojmë Belinda Ballukun!”, thirri aktivisti Edison Lika.
Nuk ‘u harrua’ as kryetari i PD, Sali Berisha.
“Nuk do të lejojmë që fryma e Ramës dhe Berishës të prekin protestën. Kjo protestë ka kapur mat Berishën edhe Ramën”, tha një protestues.
Një protestuese kërkoi që mos të preken Zvërneci e Rrjolli dhe i ftoi të pranishmit të këndonin refrenin për të cilin kryeministri tha se “e frymëzon.”
“Rama mos ta prekë Vlorën, Zvërnecin, Rrjollin, asnjë copë toke, por të largohet me skaf e të shkojë ku të dojë, mos të kthehet më në Shqipëri! Ai kishte qejf këngën e tij, do t’ia këndojmë këngën, Rama, jepe dorëheqjen!”, tha protestuesja.
Një prej protestuesve solli një bluzë ku në pjesën e përparme ishte një ilustrim satirik i Ramës ku tha se tregon “fytyrën e vërtetë” të kryeministrit. Në pjesën e pasme shkruhej “jemi një” dhe renditeshin qytetet në botë ku ka pasur protestë nga shqiptarët, mbyllur me frazën “derisa dorëheqja të na ndajë.”
Pjesëmarrja mbeti larg numrave të shumtë të javëve të para.
-
O qylagjij e armiq te kombit,o terrorist e islamist te ndyte o antisemitist te pavlere e mashtrues qe nuk keni punuar asnjehere pse xhanbem protestoni?Kush investon per kto protesta?.Si mund te perparoj vendi vendi pa investime te huaja te fuqishme? Si mund te pengohet investimi ne Rrjoll nga hajdutet e rrjollit qe nuk kan asnje dokument pronesie e kujtojne se me britma e dhune mund te fitojne dicka?Si mund te mendoni e te thoni te mos kete investime ne ZVERNEC?Doni te ruani kujtimet e hidhura te internuarve ne Zvernec ne kohen e komunistave.Pse e cila eshte arsyeja pse ju pengoni investimet? Vetem investimet e huaja e jo investime te "bythgrisurve" jane sot te nevojshme per Shqiperin.Ne ket faze te zhvillimit Shqiperia ka nevoj per qetesi e maturi e jo per protesta kaq pavlere e idiote.
Përgjigju-
Ju pafshim gjthmon si qen rrugesh o ndyresirat e kombit .Jeni mbeturinat e shqiptareve .Qeveria bie me vote dhe jo nga ju qe nuk perfaqesoni popullin .
-










Komente
Komento