Ndërtimi i 69 kilometrave, i 6 tuneleve dhe i 4 urave që janë pjesë e projektit të Rrugës së Arbrit në finale kushtojnë 40.3 miliardë lekë (337,232,943 euro), ndërsa kostoja e supervizimit do të jetë535.1 milionë lekë.
Aktualisht 48 kilometra janë bërë të kalueshme, ndërsa zyrtarisht punimet mbyllen në pranverën e vitit që vjen. Pjesë e këtij projekti janë edhe dy nga urat më të larta në Ballkan, Ura Fshat 158 metra e lartë dhe ura e Vashës 152 metra e gjatë.
Ky projekt që erdhi si ofertë e pakërkuar e që po ndërtohet nga kompania “Gjoka Konstruksion”, financohet nga buxheti i shtetit. Punimet për këtë projekt kanë nisur në vitin 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e koncesionit është 13 vite.
Pagesat buxhetore për projektin "Rruga e Arbrit" të kryera nga Ministria e Financave deri në fund ishin në vlerën e 6,599 miliardë lekëve, ndërsa për këtë vit janë parashikuar pagesa në vlerën e 3,375 miliardë lekëve dhe për vitin që vjen në 3 miliardë lekë. Konkretisht në relacionin e projektbuxhetit 2022 thuhet se për periudhën 2021-2024 do të paguhen nga buxheti i shtetit 9.695 miliardë lekë.
Ndërkohë deri në fund të 2020 ishte realizuar 65% e volumit të punimeve me vlerë investimi 26.5 miliardë lekë, dhe problemet më të mëdha ishin konstatuar në Tunelin e Murrizit, ku ecuria e punimeve është tepër e ngadaltë për shkak të rrëshqitjeve argjilore.
Përfundimi i këtij investimi shkurton distancën mes Tiranës dhe Peshkopisë nga 4 orë në rreth 2 orë. Por me përfundimin e tunelit të Murrizit, dhe shmangien e baypass-it provizor të ndërtuar prej 8.8 kilometrash pranë tunelit, distanca do të shkurtohet edhe më tepër.
Të dhëna nga Ministria e Infrastrukturës
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
47.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 136
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sërish probleme në rrugën e Arbrit, bllokim të qarkullimit tek Shkalla e Tujanit
17 Shtator, 13:55
-
Burrel/ Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet pronari
14 Shtator, 10:13
-
Klos/ ‘Ujin e kemi dhuratë nga Perendia, nuk lejojmë ta grabisë Qeveria’! Banorët e fshatit turistik kundër hidrocentraleve
13 Shtator, 09:30
-
Gjimnazi 'Pjetër Budi' në Burrel me ambiente të reja, pret 300 nxënës dhe mësues
12 Shtator, 08:19
-
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
11 Shtator, 19:52
-
E rëndë në Mat/ Ra në kontakt me rrymën teksa po punonte me linjën e internetit, vdes 22-vjeçari (EMRI)
10 Shtator, 13:43
-
Grupi kriminal tentoi të fuste sende të paligjshme me dron në burgun e Burrelit, shoqërohet 36 vjeçari (EMRI)
10 Shtator, 12:02
-
Dibër/ Aksidenti i rëndë në ‘Shkallë Xibër’, mjeti përfundon në lumë! Shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri
10 Shtator, 08:59
-
Kapet një dron që po filmonte burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve: I ngritur nga një grup kriminal për të futur sende të ndaluara
8 Shtator, 18:43
-
Dibër/ Lejoi prerjen e pyjeve në ‘Liqenin e Bataçes’, nën hetim përgjegjësi i Sektorit Kontrollues dhe Inspektues të Bashkisë! Policia: Kishte dijeni, s’informoi
6 Shtator, 14:56
-
Dibër/ Punimet me skrapatat bllokojnë dy orë 'Rrugën e Arbrit', radhë të gjata makinash (VIDEO)
5 Shtator, 16:25
-
Dibër/ Prisnin dru në mënyrë të jashtëligjshme, në hetim 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim
5 Shtator, 09:48
Rruga nuk eshte e kalueshme Pse beni reklame kot, kushedi kur mbaron rruga Dhe fillon levizja e lire, Tashi eshte thjeshte mediatike per ato qe se kane idene...
PërgjigjuKjo rruge ka qene ide e dekada viteve. Kur i erdhi radha per tu ndertuar, Rama zgjodhi ne menyre interesante"oferte e pakerkuar". Mgjs qeveria i kishte gati projektet dhe fondet apo dhe financimet,si psh kompania me e madhe ne bote,pra Kina, jo or jo. Leket tek Gjoket dhe Doshet. Besuam se Saliu qe me i peshtiri per perurime veprash. Por u gabuam. Kemi neokomunistin anadollak Rama eshte me keq.
Përgjigju