Ligji për kompensimin e burgimit të padrejtë parashikon që duhet të kompensohen për burgimin e padrejtë, ose periudhën e arrestit në shtëpi, të vuajtur padrejtësisht, personat për të cilët prokuroria ka pushuar hetimet, personat për të cilët gjykata ka dhënë pafajësinë dhe ata për të cilët është vendosur pushimi i çështjes.
Përfitojnë gjithashtu kompensim personat, që kanë vuajtur një dënim për një periudhë më të gjatë sesa ajo e parashikuar në vendimin gjyqësor, apo se sa afatet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, në lidhje me afatet e paraburgimit.
Janë parashikuar gjithsesi disa tarifa maksimale, që nuk mund të tejkalohen nga Gjykata në caktimin e masës së kompensimit. Konkretisht, për një ditë heqje lirie, në formën e paraburgimit, masa maksimale e kompensimit është 3000 lekë.
Për një ditë heqje lirie, në formën e burgimit, masa maksimale e kompensimit është 2000 lekë. Ndërsa, për arrestin në shtëpi, masa maksimale e kompensimit është 1000 lekë/ditë.
Ligji përmban gjithashtu edhe kriteret që duhet të vlerësohen nga gjykata, me qëllim caktimin e masës së kompensimit. Këto kritere janë të disa natyrave. Ato lidhen me situatën personale dhe familjare të personit si dhe me ekzistencën ose jo të marrëdhënieve të punës, para arrestimit të personit të dënuar padrejtësisht .
Njoftimi zyrtar i Ministrise se Financave
Ministria e Financave vijon të paguajë, nëpërmjet thesarit kompensimin e plotë për të burgosurit pa të drejtë. Deri tani janë ekzekutuar plot 690 vendime të kompensimit, duke planifikuar në buxhet mbi 830 milionë lekë.
Sikurse është e njohur, kompensimi i burgimit të padrejtë rregullohet nga dispozitat e Ligjit nr. 9381, dt. 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”.
Ky ligj parashikon që duhet të kompensohen për burgimin e padrejtë, ose periudhën e arrestit në shtëpi, të vuajtur padrejtësisht, personat për të cilët prokuroria ka pushuar hetimet, personat për të cilët gjykata ka dhënë pafajësinë dhe ata për të cilët është vendosur pushimi i çështjes.
Përfitojnë gjithashtu kompensim personat, që kanë vuajtur një dënim për një periudhë më të gjatë sesa ajo e parashikuar në vendimin gjyqësor, apo se sa afatet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, në lidhje me afatet e paraburgimit.
Së fundi, e drejta për kompensim iu njihet edhe personave, për të cilët vendimi i dënimit, mbi bazën e të cilit iu është hequr liria është prishur nga një gjykatë e një shkalle më të lartë, ose nëse vërtetohet, që vendimi për heqjen e lirisë është marrë si rrjedhojë e një procedure të gabuar.
Ligji ka parashikuar shprehimisht që, detyrimi për kompensimin e burgimit të padrejtë përballohet nga Ministria e Financave, e cila duhet të thirret si palë në procesin gjyqësor, me anë të të cilit përcaktohet masa e kompensimit.
Ligji përmban gjithashtu edhe kriteret që duhet të vlerësohen nga gjykata, me qëllim caktimin e masës së kompensimit. Këto kritere janë të disa natyrave. Ato lidhen me situatën personale dhe familjare të personit si dhe me ekzistencën ose jo të marrëdhënieve të punës, para arrestimit të personit të dënuar padrejtësisht .
Janë parashikuar gjithsesi disa tarifa maksimale, që nuk mund të tejkalohen nga Gjykata në caktimin e masës së kompensimit. Konkretisht, për një ditë heqje lirie, në formën e paraburgimit, masa maksimale e kompensimit është 3000 lekë. Për një ditë heqje lirie, në formën e burgimit, masa maksimale e kompensimit është 2000 lekë. Ndërsa, për arrestin në shtëpi, masa maksimale e kompensimit është 1000 lekë/ditë.
Prej momentit të hyrjes në fuqi të ligjit nr. 49/2012, dt. 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykimi i çështjeve me objekt “kompensimin e burgimit të padrejtë”, është në kompetencë të Gjykatave Administrative.
Duke qënë se ka mjaft kërkesa për informacion që lidhet me sa më sipër, sqarojmë se përfaqësimi i Ministrisë së Financave në proceset gjyqësore bëhet nga degët e thesarit në rrethe nën drejtimin e drejtorise juridike në Ministrinë e Financave. Të gjitha kërkesat për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, që mund të vijnë ose nga kreditori, ose nëpërmjet zyrave përbarimore, i kalohen Drejtorisë juridike.
Vendimet që kanë marrë formë të prerë dhe nuk mund të ankimohen, i kalohen Drejtorisë së Financës për çeljen e fondit.
Në zbatim të udhëzimit nr.7 datë 18.01.2008 “Për procedurat që duhet të ndjekë Ministria e Financave për përfaqësimin dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatës me objekt dëmshpërblim për burgim të padrejte", Drejtoria e Financës, pasi kontrollon dokumentacionin e marrë zyrtarisht, dërgon në gjykatë kërkesën për konfirmin, në rastet kur kërkesa në Ministrinë e Financave vjen nga kërkuesi. Në rast se kërkesa vjen nga zyrat përmbarimore, nuk kërkohet konfirmim nga Gjykata.
Kur dokumentacioni është i plotë Drejtoria e Financës në MF bën çeljen e fondit në degën e Thesarit të rrethit ku është marrë vendimi.
Fondi për ekzekutimin e vendimeve me objekt dëmshpërblim për burgim të padrejtë planifikohet në buxhetin e Ministrisë së Financave.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)