Kavajë/ Abuzuan seksualisht 14-vjeçaren, burg për 7 të rinjtë, nëna e njërit humbet ndjenjat (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka rivendosur këtë të hënë për 7 adoleshentë që kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 14-vjecare në Kavajë, masën e sigurisë "arrest me burg". Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, megjithatë Report Tv ka mësuar se vetëm dy prej tyre e kanë pranuar akuzën, ndërsa 5 të tjerët e kanë mohuar.

 Avokati Gramoz Lika, i cili mbron 4 prej miturve, ka kërkuar masë më të lehtë meqenëse akuza ende nuk është provuar, por edhe për shkak të moshës. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtarja e seancës Nurjeta Tafa. 7 të rinjtë do të qëndrojnë në burgun e të miturve në Kavajë, deri në përfundim të gjykimit.

Përpara se të fillonte seanca gjyqësore, në momentin kur të rinjtë janë dërguar përpara togave të zeza, nëna e njërit prej tyre ka pësuar gjendje të fikëti. Mësohet gjithashtu se ka patur tensione midis familjarëve e gazetarëve. Duke kërkuar që ngjarja të mos bëhet publike, ata kanë ofenduar përfaqësuesit e mediave duke u thënë "Largohuni maskarenj".

Momenti kur të ëmës së njërit prej të rinjve të arrestuar i ra të fikët në rrugë

14-vjecarja, e shoqëruar nga prindërit, ka denoncuar në muajin dhjetor në Komisariatin e Policisë Kavajë 12 djem të mitur, duke rrëfyer se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale në periudha të ndryshme kohore përmes shantazhit të ushtruar përmes një videoje ku ajo shfaqej me të dashurin e saj bashkëmoshatar duke kryer marrëdhënie seksuale. (Lexo këtu)

 

Ky rast i rëndë i abuzimit seksual ka zgjatur përreth 4 muajve por u zbulua ditën e djeshme, pasi autoritetet ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtatë nga tetë për të cilët ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë "arrest me burg". Njëri prej tyre nuk është gjendur në banesë e kësisoj, është shpallur në kërkim. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 04/02/2019 13:59

    Keto pusa , pervec burgut duhet ti tredhin , si ne Indonezi , qe e perdorin per perdhunuesit . Po sikur tia benin motres tuaj si do ju vinte . Kafshe 14 vjecare . Krim shume i rende

    Përgjigju
  • Fredi: 04/02/2019 11:32

    Ti dërrmojnë ba**at fëll**ësira se imagjinoni kur të jenë nga 25 apo 30 vjeç c të keqja të tjera do të bëjnë .... Ti dërrmojnë dhe dëmshpërblim vajzës tër jetën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin