Abuzimi me të miturën në Kavajë/ Prokuroria e Durrësit: Rasti po hetohet me impenjim maksimal

Abuzimi me të miturën në Kavajë/ Prokuroria e Durrësit: Rasti po hetohet me impenjim maksimal

Foto ilustruese

DURRËS - Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës njofton se po heton me intensivisht rastin e Kavajës ku një 14-vjeçare është abuzuar seksualisht nga 12 bashkëmoshatarë të saj përgjatë dy muajve me radhë (Lexo këtu). Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Prokuroria e Durrësit sqaron se po kryen hetime për çështjen penale që bën fjalë për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitur parashikuar nga neni 100/2 K.Penal. "Rasti në fjalë po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal në zbatim të detyrës dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur", thuhet një reagimin e Prokurorisë. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar zbatimin e "Ligjit për mbrojtjen e të miturve". Gjithashtu Prokuroria e Durrësit ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptimin e tyre për mos publikimin e të dhënave. 

Sot, Gjykata e Durrësit vlerësoi të ligjshëm ndalimin e shtatë të rinjve që u denoncuan nga e mitura për abuzim seksual. Ata pranuan përpara trupës gjykuese se e kishin shfrytëzuar seksualisht bashkëmoshataren e tyre (Lexo këtu).

Deklarata e Prokurorisë së Durrësit: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës po kryhen hetime për çështjen penale që bën fjalë për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitur parashikuar nga neni 100/2 K.Penal. Rasti në fjale po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal në zbatim të detyrës dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.

Duke marrë shkas nga natyra e veprës penale, personin e mitur që është viktimë e veprës penale dhe të miturit në konflikt me ligjin, që të gjithë të mitur nën moshën 16 vjeç, për rastin hetimi është trajtuar nga Prokurorë të Seksionit për të Mitur pranë kësaj Prokurorie, sipas përcaktimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Për këtë janë mbajtur parasysh në lidhje me publicitetin e këtij hetimi kërkesat e parashikuara në këtë Kod dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës private të të miturit, si dhe me mospublikmin e të dhënave për këtë rast, përcaktime të parashikuara në nenet 33, 43 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sa më sipër në respektim të të drejtave të të miturve, për mosndërhyrjen në jetën private dhe në mospublikim e të dhënave që kanë të bëjnë me rastin në fjalë dhe në respektim të detyrimeve që parashikohen në dispozitat ligjore për trajtimin e të miturve, kërkojmë nga ana juaj mirëkuptimin dhe zbatimin e këtyre dispozitave ligjore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'